Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e Jared Kushner, një nga investitorët potencialë në projektet turistike në ishullin e Sazanit, duket se po studion seriozisht historinë e Shqipërisë. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa materiale që po i përdor për të studiuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në një postim në Instastory, Ivanka ka publikuar një foto me tre libra të vendosur mbi tavolinë, “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare.

Sakaq, Ivanka tregon se po bën kërkime, duke lënë të kuptohet se po përgatitet dhe po informohet rreth historisë, identitetit dhe letërsisë shqiptare.

Lexo po ashtu:  Më 7 janar 1610, astronomi italian Galileo Galilei zbuloi me teleskop shtëpiak hënat që rrotulloheshin rreth Jupiterit