Megjithë kujdesin që keni treguar gjatë gjithë jetës së qenit, ju nuk mund të ndërprisni kohën, qeni do të plaket, prandaj ai duhet ndihmuar në këtë periudhë.

Qeni dhe i zoti mund të plaken sëbashku, por ngordhja e qenit krijon tek i zoti një gjëndje trishtimi të thellë.


Jetëgjatësia e qenve është rritur shumë falë medikamenteve dhe ushqimit, i cili luan një rol themelor në parandalimin e disas sëmundjeve, si dhe falë ushtrimit të aktiviteteve të ndryshme të qenve, të cilat janë shumë të rëndësishme për ta mbajtur qenin në formë për një kohë të gjatë.


Kontrollet veterinare të qenve bëhen gjithnjë e më shpesh dhe nuk duhet të ndjeheni qesharakë duke i bërë qenit kontrolle të rregullta. Pleqëria nuk i vjen vetëm të zotit. Mosha e tretë e qenit duhet të merret në konsideratë e të shtohet vëmendja dhe kujdesi për të.


Llogaritja e moshës së qenit    
Për të llogaritur moshën e qenit, nuk mjafton të shumëzohet me një koefiçent e të krahasohet me moshën e gjyshit. Për të bërë një analogji midis viteve të jetës së qenit dhe atyre të njeriut, duhet sidomos të krahasohen periudhat e jetës.

Lexo po ashtu:  Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare: Shqiptarët nga të fundit në Evropë që flasin mbi një gjuhë


Dhënia e gjirit ndërpritet në javën e gjashtë. Dhëmbët e qumshtit plotësohen tek qeni në moshën 4-muajshe, ndërsa tek fëmijët në moshën 5 vjeç. Dhëmbët e qumshtit fillojnë të bien tek qeni në moshën 5-muajsh dhe dhëmbët e të rriturit plotësohen në moshën 7-muajshe, ndërkohë që tek njeriu ato janë definitive në moshën 10 vjeç.


Pjekuria sekseuale e qenit arrin në moshën 8-mujshe, ndërsa tek njerëzit korrespondon në moshën 16 -18 vjeç. Qeni i moshuar rrezikon të sëmuret nga plakja e organeve në moshën 10 vjeç, gjë që korrespondon me moshën 60-vjeçare të njeriut.


Ndryshimet sipas racës
Thuhet se qentë e racës janë më “të brishtë” se qentë “bastardë”. Kjo është e vërtetë për infeksionet, por nuk është verifikuar për plakjen. Ekzistojnë ndryshime të konsiderueshme midis racave të vogla dhe racave të mëdha.


Qentë e racave të vogla kanë një jetëgjatësi më të madhe dhe konsiderohen të plakur rreth moshës 12 – 13 vjeç, ndërkohë që qentë e mëdhenj janë të plakur rreth moshës 8-9 vjeç. Jetëgjatësia maksimale e një qeni është 27 vjeç. Sipas shkenctarëve, mesatarja e jetës së qenit është 13 vjeç në rast se merren parasysh të gjitha racat.

Lexo po ashtu:  Lamtumira e Marquezit!


Shënjat e para të pleqërisë
•    Mungesë energjie
•    Përgjumje
•    Qimet më oak të ndritshme
•    Lëvizje me vështirësi
•    Marrje fryme
•    Ndryshim i karakterit
•    Dhimbje
•    Dobësim ose shëndoshje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *