Ka ndërruar jetë Misin Deliu nga Rrezalla, plaku që i mbijetoi masakrës së 5 prillit 1999 në këtë fshat të Drenicës.

Deliu ishte dëshmitari kryesor që kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së Blerta Deliu e cila vjen nga ky fshat.

Postimi i deputetes Deliu:

Para pak ditësh kur po diskutoja në kuvend për themelimin e një Tribunali për të dënuar krimin dhe gjenocidin serb, potencova disa nga dëshmitë rrëqethëse të Masakresës së Rezallës..

Njëri prej dëshmitarëve kryesor që i shpëtoi masakrës së 5 prillit, Misin Deliu, mëngjesin e sotëm paska ikur në amshim. Baca Misin, ky burrë i urtë e i dashur, edhe pse ishte plagosur tri herë, i kishte mbijetuar pushkatimit masiv që bëri Serbia në Rezallë dhe kishte rrëfyer dëshminë rrëqethëse të krimit e gjenocidit serb… Misini ishte dëshmitari kryesor që kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb, Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq.

Lexo po ashtu:  Krishtlindje arbëreshe, fëmijët këndojnë ninullën e Jul Varibobës

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për drejtësi, njohje te krimeve dhe dënim të kriminelëve, prandaj nuk ka rrugë tjetër përveq zbardhjes të së vërtetës së dhimbshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *