Është shumë e lehtë që lidhja t’ju ndryshojë për keq kur të bëheni prindër.

Mungesa e gjumit, lodhja e tepërt dhe mungesa e aventurave të reja mund t’ju bëjnë të ndiheni sikurse gjërat janë ftohur mes jush.

Nëse veçse ndiheni se e keni humbur partnerin prej momentit kur jeni prindër, atëherë më poshtë i keni disa këshilla se si ta ruani lidhjen.

Thoni “Të dua”
Është shumë e rëndësishme ta siguroni partnerin se ende e dashuroni, edhe nëse nuk i shijoni gjërat siç keni bërë dikur. Ju mund të mos keni aq shumë kohë për të kaluar bashkë si dikur, por kjo nuk do të thotë se dashuria për njëri-tjetrin është shuar. Ju duhet t’ia rikujtoni njëri-tjetrit këtë fakt.

Provoni të bëni diçka në çift rregullisht
Ju mund të mos e keni luksin ta bëni këtë çdo ditë, por është mirë që rregullisht të bëni diçka bashkë si çift-  qoftë nëse është fjala për të shikuar televizor apo për të dalë për darkë.

Lexo po ashtu:  Mbipesha te fëmijët, rol kryesor reklamat e produkteve të dëmshme

Flisni për ndjenjat që i keni
Emocionet tuaja rriten pas lindjes së fëmijës, e sidomos pas netëve të shumta pa gjumë. Prandaj është edhe e rëndësishme që të flisni me partnerin tuaj për çdo ndjenjë që e keni.

Lavdërojeni njëri-tjetrin
Tregoni partnerit se duket mirë dhe se është duke bërë punë të mirë si prind. Lavdërojeni për çdo gjë sepse mendimi juaj ka vlerë për të dhe anasjelltas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *