Gazeta e njohur Financial Times, ka publikuar një foto të Kel Marubit me të shoqen, duke theksuar se ajo është pjesë e një koleksioni prej mbi 150 mijë fotosh, fryt i punës së tre gjeneratave të fotografëve shqiptarë.

Shkrimi është në kuadër të hapjes së një ekspozite në Amsterdam, me titull: “Dinastia Marubi – 100 vite të fotografisë së studios në Shqipëri”.

“Në vitin 1950, italiani Pietro Marubi u arratis nga pushtimi i perandorisë austro-hungareze dhe emigroi në Shkodër, ku themeloi biznesin e tij: foto-studion Marubi. Ndërsa, kërkesa për punë rritej, ai punësoi një asistent, Kel Kodhelin. Pas vdekjes së Marubit, Kodheli e ndryshoi emrin në Kel Marubi dhe mori përsipër studion, të cilën ia la më pas të birit, Gegë”, shkruan gazeta, që thekson se fotot e Marubit dëshmojnë historinë e pasur kulturore dhe politike të Shqipërisë, nga Perandoria Osmane tek sundimi komunist.

marubi001
marubi002
marubi003
marubi004
marubi005
marubi006
marubi007
marubi008
marubi009
marubi010
marubi011
marubi012
Lexo po ashtu:  Deputeti i LDK’së, Frashër Demaj, për librin skandaloz të historisë: Ma rrezikuat jetën por nuk mund ta cenojnë karakterin tim kombëtar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *