Nuk janë vetëm femrat ato që kanë orë biologjike me kohëzgjatje të caktuar. Meshkujt që bëhen baballarë para moshës 25 vjeç ose pas moshës 51 vjeç rrezikojnë të lindin fëmijë me probleme sociale, duke filluar nga aftësitë e dobëta në komunikim deri në autizëm, ka zbuluar studimi më i fundit.

Është interesante fakti që këta fëmijë, sipas shkencëtarëve pranë Spitalit Mount Sinai në Nju Jork, priren të jenë më të shkathët se bashkëmoshatarët e tyre në foshnjëri dhe fëmijëri. Ndërsa nga adoleshenca fillojnë të mbeten prapa bashkëmoshatarëve.

“Studimi ynë sugjeron se aftësitë sociale ndikohen shumë nga mosha prindërore. Interesante është fakti se zhvillimi i këtyre aftësive alternohet tek pasardhësit  e baballarëve në moshë shumë të re dhe ata në moshë të vjetër”, thotë Magdalena Janecka, partnere e Qendrës për Hulumtimin dhe Trajtimin e Autizmit pranë spitalit Mount Sinai.

Në fund të studimit shkencëtarët zbuluan se fëmijët e lindur nga baballarë shumë të rinj ose të vjetër – përkatësisht nën 25 vjeç dhe mbi 51 vjeç – shfaqnin më shumë sjellje prosociale në fëmijëri. Ndërsa me arritjen e adoleshencës, këta fëmijë fillonin të shfaqnin shenja të izolimit dhe prapambetjes krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre të lindur nga baballarë në moshë të mesme.

Lexo po ashtu:  11 Rregullat e njerëzve që dinë të krijojnë shoqëri të mira në pak sekonda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *