“Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam kuptuar se dhimbja dhe vuajtja shpirtërore po shërbenin për të më kujtuar se po jetoja në kontrast me vlerat e mia. Sot e di që kjo gjë quhet origjinalitet.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, e kuptova se sa ofenduese ishte t’i imponoja të tjerëve mendimet e mia, edhe pse e dija se mund të mos ishte koha e duhur, apo se personi tjetër nuk ishte i gatshëm t’i pranonte ato. Sot e di që kjo gjë quhet respekt.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam ndaluar së kërkuari një jetë ndryshe dhe kam kuptuar se sfidat që po kaloja, ishin një ftesë që unë të përmirësohesha. Sot e di që kjo gjë quhet pjekuri.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam kuptuar se çdo situatë ndodhte në vendin dhe kohën e duhur, dhe se çdo gjë që më ndodhte, kishte një kuptim të caktuar. Që nga ajo kohë, kam mësuar të jem më i qetë. Sot e di që kjo gjë quhet besim në vetvete.

Lexo po ashtu:  Besëtytnitë që vështirë se do të “vdesin”

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, nuk e kam humbur më kohën duke planifikuar projekte të mëdha për të ardhmen. Sot bëj vetëm gjërat që më sjellin lumturi dhe kënaqësi, që i kam pasion dhe i bëj sipas mënyrës sime, duke respektuar kohën e duhur. Sot e di që kjo gjë quhet thjeshtësi.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam hequr dorë nga gjithçka që rrezikonte shëndetin tim : ushqimet, njerëzit, objektet, situatat dhe çdo gjë tjetër që më dëmtonte. Në fillim, këtë gjë e quaja egoizëm i shëndetshëm, ndërsa tani e di se kjo quhet dashuri për veten.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam ndaluar së kërkuari që të tjerët të më pohojnë se kam të drejtë. Që kur bëra këtë gjë, kam nisur të bëj më pak gabime. Sot e di që kjo gjë quhet përulësi.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam ndaluar së jetuari në të shkuarën, apo së shqetësuari për të ardhmen. Sot jetoj vetëm në të tashmen dhe e di që kjo gjë quhet mirëqenie.

Lexo po ashtu:  Kinezët krijojnë krapin pa hala! Eleminohet geni përgjegjës i halave

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam kuptuar se mendimet e mia mund të më sëmurin dhe të më bëjnë të ndihem keq. Por kur kam mësuar të dialogoj me zemrën, intelekti është shndërruar në aleatin më të mirë. Sot e di që kjo gjë quhet urtësi.

Nuk duhet asnjëherë të trembemi nga kontrastet, konfliktet dhe problemet që kemi me veten tonë dhe me të tjerët, sepse edhe yjet bien, por atje ku ata përplasen, lindin botë të reja. Sot, unë këtë e quaj “Jetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *