Protestat e “Jelekëve të Verdhë” në Bruksel janë përshkallëzuar duke u shndërruar në dhunë mes demonstruesve që kanë hedhur sende të forta mbi objektet, dhe policinë e cila përdori spraj me piper në drejtim të tyre. Krahas qindra protestuesve me jelekë të verdhë që demonstronin kundër padrejtësive shoqërore, kishte edhe njerëz të veshur me bluza të zeza me kapele.

Njësitet e policisë me kalë, patrullonin rreth qendrës historike të Brukselit ku dhe u përplasën me protestuesit në zona të ndryshme të qytetit. Autoritetet kanë arrestuar disa persona.

Belgjika sot po mban zgjedhje të përgjithshme, ndërkohë që paralelisht po mbahen edhe zgjedhje në të gjithë Bashkimin Evropian për Parlamentin e Unionit.

Selia e BE-së është e vendosur afër vendit ku ndodhën përleshjet.

Lexo po ashtu:  TRËNDAFILI I ÇAMËRISË - Dëgjoje, shiqoje, përjetoje... Po munde, lot mos derdh e mos qajë...!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *