Kryeministri i vendit është pyetur dje në një intervistë televizive në Top Channel nëse e mendon apo jo largimin nga politika për shkak se ka 21 vjet brenda saj. Përgjigja e Edi Ramës është si më poshtë vijon: 

Është e vërtetë që kam në politikë qysh në vitin 1998. S’kam qenë në nivelet më larta, por ministër Kulture dhe falë meje kjo ministri u bë e rëndësishme. Pastaj u bëra kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe falë meje u kthye Tirana në një qendër të rëndësishme si niveli i dytë i pushtetit. Pastaj u bëra kryetar i PS, kalova opozitën dhe sot jam këtu. Nëse do kisha ndjesi se qeverisja po shkon jo mirë, nën sensin e objektivave dhe rezultateve dhe gjërat që duhen bërë, ose nëse do kisha ndjesinë e lodhjes do e kisha menduar, por s’kam as të parën as të dytën dhe mbi të gjitha kam sensin e palëkundshëm të detyrës ndaj njerëzve dhe do ta çoj këtë punë deri në fund

Zoti Rama nuk ndjen asnjë përgjegjësi për drogën dhe ministrin e Brendshëm që është nën akuzë për krijim të grupit të strukturuar kriminal, as për skandalin e Unazës së Madhe, as për ikjen masive të shqiptarëve. Zotëria ndjehet fuqiplotë që të mos tradhëtojë njerëzit siç thotë, ndërkohë që siç e dinë të gjithë z. Rama e mban fjalën vetëm me veten teksa e ka shndërruar qeverisjen në axhendë financiare të një grushti njerëzish. 

Lexo po ashtu:  Si do ta quajë tani Avdullah H(K)oti liqenin e Ujmanit

Nuk është hera e parë në këtë vend kur intuita për ndjesinë e forcës që rrjedh nga manipulimi dhe mashtrimi priret të dominojë politikën shqiptare, por kjo arrogancë dhe neglizhencë në kushtet kur në Europë po largohen për arsye shumë më të vogla se këto që qarkojnë z. Rama, është provë e rrëpirës ku ka hyrë vendi në kuptim të standardeve demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *