Zgjohuni o Shqipëtar

Nentedhjet e dy vjet i kam kalue
Nentedhjet e treshin e kam fillue
Zoti e din a muj me e marue
Shum kujtime m’kan mbet pa shkrue

Shum marak po la n’ket jetë
Si nuk e pash bashkimin e Atdheut
Atdhe shum gjak per ty asht derdh
Shum deshmor per ty kan mbet

Shum prej jush jan humb e tret
Varret e tyne kurr sjan gjet
Bab e nan me u ç’mall n’ket jet
Nan e motra tuj lotue

Syt prej lotit jan qerrue
Bota po ban çudi
Çka e gjet ket Shqiptari
Kurr nuk gjeten rahati

Prej gjarprinjve se i kem ne shpi
Gjarprinj te kuq gjarprinj te zi
Shum helmuen ket popullsi
E helmuen brezin e ri

Rrefugjat dulen me lyp liri
Shpiat jan mbet that
Burra ska me lind grat
Nanat ,motrat vetem ne shpi

Nuset jan kthye ne gjini
Çikat met pa martue
Se din rrugen ka me shkue
Gjith kto te kqia si kan ardh

Gjarprin e kuq zoti e baft kahar.

Shaban Bali Nokshiqi është poeti shqiptar, patrioti e malësori që kurrë nuk ndaloj së shkruari e së vepruari për kombin shqiptar e për bashkimin e popullit të copëtuar shqiptar në një shtet të ardhshëm të quajtur, SHQIPËRI.


8/6/2019 Texas,SHBA

Lexo po ashtu:  Rama i pari KM në botë që për ndërmjetësim mes dy palëve, i ofron njërës palë pasurinë e shtetit të vet.

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *