Featured Image

Në Kalanë e Tiranës për vizitorët e shumtë dhe qytetarët është hapur ekspozita “Lidhja e Prizrenit 1878-2019 mes dokumenteve të Arkivit Qendror Shtetëror”.

Kjo ekspozitë vjen në kuadër të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Në ekspozitë prezantohen dokumente të rralla, si thirrja drejtuar gjithë shqiptarëve ku ftohen të kundërshtojnë coptimin e trojeve të shqiptarëve apo dhe Memorandumin e dërguar tek kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, përmes të cilit kundërshtojnë vendimet e Kongresit të Berlinit dhe copëtimet e trojeve shqiptare.

Kjo ekspozitë vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Kalanë e Tiranës. /atsh /

Lexo po ashtu:  Pse malësorët vishnin rrobat mbrapsht, ose ia kthenin mikut këpucët përmbys

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *