Në gjendje të mjerueshme ka mbetur fotografia e heroit Adem Jashari tek Pallati i Rinisë. Federata e Boksit e cila edhe e ka vendosur fotografinë, thotë se për pak ditë do ta ndërrojë.

U vendos në nderim të heroit Adem Jashari, por për fotografinë e tij nuk ka ndonjë përkujdesje.

Zv. Drejtori i këtij Pallati Ilir Dugolli  ka thënë se kjo fotografi është vendosur nga Federata e Boksit, andaj është detyrë e tyre që ta mirëmbajnë atë.

“Fotografia e Adem Jasharit në hyrje të Pallatit të Rinisë është materie e Federatës së Boksit të Kosovës dhe si e tillë ata kanë përgjegjësi ta mirëmbajnë dhe jo ta lenë në këtë gjendje”, tha për RTV Dukagjinin, Ilir Dugolli.

Ndërsa Mehmet Bugujevci, Sekretar Gjeneral i Federatës së Boksit thotë se edhe pse ajo fotografi është vendosur nga ta, Adem Jashari nuk është vetëm i tyre.

“Atë fotografi e ka vendos Federata e Boksit të Kosovës, por Adem Jashari nuk është vetëm i Kosovës. Për fotografinë duhet të kujdesen institucionet e Kosovës”, tha Mehmet Bogujevci.

Lexo po ashtu:  I është dhënë lamtumira e fundit 7-vjeçarit kosovar i cili u vra të enjten në Basel të Zvicrës

Sipas tij, me mirëmbajtjen e kësaj fotografie duhet të merren institucionet shtetërore përkatëse, ngase Federata nuk ka fonde të mjaftueshme.

“Institucionet e Kosovës që kujdesen për përmendore do të ishte dashur të kujdesen edhe për këtë fotografi, pasi ne si federatë nuk kemi fonde për mirëmbajtje”, shtoi me tej Mehmet Bugujevci. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *