Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Gazeta britanike, “The Guardian”, ka publikuar një shkrim për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga Serbia me intervenimin e NATO’s.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Njëzet vjet pas hyrjes së forcave të para tokësore të NATO-s në Kosovë në fund të fushatës 78 ditore të bombardimeve, 3,500 ushtarë nga aleanca ushtarake janë ende në terren në vendin ku konflikti ende s’ka përfunduar.

Sot, KFOR-i vepron kryesisht si forca “e tretë rezervë” pas policisë lokale dhe BE-së, por është një përjashtim ku trupat e NATO-s ruajnë manastirin serb të Deçanit të shekullit të 14-të.

Ushtarët e NATO-s që patrullojnë nëpër rrugë kryesisht janë të paarmatosur. “Njëzet vjet janë një periudhë e gjatë për një mision paqeruajtës”, thotë një ushtar, transmeton Koha.net.

Lexo po ashtu:  Shprehja nga libri “Mbi të bukurën dhe të madhërishmen”, Immanuel Kant

Dhe ky mendim i tij nuk është i izoluar. SHBA-ja, e cila kontribuon me kontingjentin më të madh të trupave – me rreth 600 – mësohet të ketë konsideruar seriozisht uljen e prezencës së vet në vend.

Por, një zyrtar i lartë perëndimor ka thënë për “The Guardian” se largimi i forcave të NATO-s nga Kosova do të ishte çmenduri.

“Tërheqja do të ishte çmenduri. Atje në Serbi po i numërojnë trupat ushtarake. [Kosova] Është një vend me 1.8 milion myslimanë të moderuar. Pas Afganistanit dhe Irakut, na duhen rezultate. Kjo do të ishte një fitore e vërtetë strategjike për ne”, ka thënë ai në kushte anonimiteti.

E, e konfrontuar me këto argumente, SHBA-ja ka vendosur t’i lë trupat e veta në shifra të pandryshuara – për momentin.

Kontributi i Britanisë së Madhe në KFOR është me 30 ushtarë ani pse angazhohet në një vend ku shumë fëmijë mbajnë emrin Tonibler në bazë të kryeministrit të atëhershëm britanik, Tony Blair, i cili, bashkë me presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Clinton, udhëhoqën intervenimin humanitar ushtarak. Franca nuk ka asnjë ushtar.

Lexo po ashtu:  Zbulimi i rrallë arkeologjik: Cila ka qenë monedha e parë e përbashkët në Europë

“The Guardian” shkruan më tej edhe për periudhën nga paslufte deri në pavarësi (2008) si dhe për viktimat e luftës ku thotë se të vdekur apo të zhdukur nga kjo luftë mbetën 13,517 persona. Nga këto viktima, 10,415 ishin shqiptarë etnikë, e 2,197 ishin serbë.

Një ekspozitë e re në tri dhoma të bodrumit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i kushtohet 1,133 fëmijëve të vrarë apo të zhdukur gjatë luftës, dhe ku paraqiten gjësende që u përkisnin atyre, përfshirë edhe një çantë shkollore me logon e Bayern Munichut që përmban libra shkollorë të një prej viktimave, Altinit, një nxënës i klasës së katër, në ditën kur u vra nga forcat serbe.

Tutje, gazeta shkruan edhe për tentimet për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur edhe idenë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje e mundshme, por thotë se kjo ide nuk u prit aspak mirë në asnjërin prej vendeve.

Gjenerali Lorenzo D’Addario, italiani që komandon KFOR-in, thotë se situata politike nuk është perfekte dhe thekson se detyrë e tyre parësore është “ofrimi i sigurisë për popullatën në veri”, ku jetojnë serbët.

Lexo po ashtu:  Fermeri largon barin e keq pa përdorur kimikate, me traktor “flakë”

“Ende ka nevojë për ne. Ne ofrojmë thelbin e shtyllës së sistemit të sigurisë”, tha ai, ndonëse nuk e bëri të qartë se edhe sa gjatë do të mbesin qeveritë perëndimore në një vend që mbetet relativisht i qetë pavarësisht mungesës së zgjidhjes afatgjate politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *