Cili është roli i medias? Sipas Noam Chomskyt, një shtyp këmbëngulës, jobashkëpunues me pushtetin është një parakusht thelbësor për të drejtën e njerëzve për t’u informuar.

Amy Goodman, e “Democracy Now!” e mendon median si një tryezë të madhe kuzhine, ku të gjithë ulemi dhe debatojmë për çështjet e ditës. Çdo gjë më pak se kjo është dëmtim i demokracisë.

Mbulimi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA jo vetëm që ka shfaqur mangësi në standartet gazetareske, por ka krijuar dhe një perde shtrembërimi, gënjeshtrash dhe keqinterpretimesh, që e errësojnë dhe e fshehin realitetin. Duke u kushtuar shumë vëmendje disave ndërkohë që duke injoruar të tjerë, media fabrikon pëlqimin apo miratimin e njerëzve, duke ndikuar në perceptimin e publikut për temat e mëdha, si luftërat, zgjedhjet dhe politikat.

Screen Shot 2016-05-04 at 13.16.35

Nga Amy Goodman
Qoftë nëse është Fox, apo Msnbc, apo CNN, shpesh herë nuk mund të bëni dallimin. Ju kaloni nga njëri kanal në tjetrin, dhe ata kanë aty Trumpin gjatë gjithë kohës. Eshtë si Trumpland.
Unë e shoh median si një tryezë të madhe kuzhine, e cila shtrihet në të gjithë globin, ku ne të gjithë ulemi dhe debatojmë e diskutojmë temat më të rëndësishme të ditës: Luftën dhe paqen, jetën dhe vdekjen dhe çdo gjë më pak se kjo, është një dëm që i bëhet një shoqërie demokratike. Në një vit zgjedhor, është shumë e rëndësishme që të dëgjojmë se si politikat ndikojnë mbi njerëzit në terren. Jo të kuptojmë opinionistët, por të kuptojmë vetë njerëzit. Ata ju sjellin opinionistët, dhe kjo është e vërtetë për të gjithë rrjetet televizive. Ju sjellin opinionistët, të cilët dijnë kaq pak për kaq shumë gjëra, të cilët na e shpjegojnë neve botën, ndërkohë që vetë e kuptojnë kaq gabim.
Media fabrikon pëlqim dhe miratim, për luftën, për kandidatët në zgjedhje, duke sjellë ju më shumë, për shembull, nga një person, si Donald Trump. Ai ka ardhur dhe është futur në shtëpitë e të gjithëve. Ai mund të rrijë në një shtëpi apo dhomë të larë me flori në Nju Jork apo Florida, ndërsa pjesa tjetër e kandidatëve bredhin nga një shtet në tjetrin. Përse vallë ai e siguron këtë “tubacion” të pafiltruar që e sjell drejt e në trurin, syrin dhe ndërgjegjen e gjithësekujt.
Ka rëndësi të thuhet se Qendra Tindëll bëri një raport në vitin 2015, ata panë të dhënat e gjithë vitit dhe zbuluan se Donald Trumpi kishte patur 23 herë më shumë mbulim mediatik, se sa, për shembull Bernie Sandersi. Ata zbuluan se ABC World News Tonight transmetoi 81 minuta mbi Donald Trumpin dhe Bernie Sandersit i dhanë 20 sekonda.

Lexo po ashtu:  Analiza e gazetës gjermane: Perëndimi është babai i krizës në Kosovë

Bernie Sandersi në fakt po thyen të gjithë rekordet. Ai është e vetmja arsye pse atij po i japin edhe atë mbulim që i japin. Ai po e turpëron median. Në muajin mars ai mblodhi afërsisht 44 milionë dollarë. Hillary Clinton mblodhi pak më shumë se 29 milionë dollarë. 44 milionë dollarë për Bernie Sandersin, dicka që nuk është bërë kurrë më parë. Ti thyen të gjithë rekordet, dhe shfaqesh si një pikë në ekranin e radarëve të medias korporative. Kjo tregon vetëm se sa i jashtëzakonshëm do të kish qenë ai, sikur të kish siguruar mbulimin që u është dhënë kandidatëve të tjerë. A e imagjinoni dot se ku do të kish qenë tani?

Në këtë epokë digjitale të teknologjisë së lartë, me televizione High Definition dhe radio digjitale, gjithë sa ne marrim është statike. Ajo perde shtrembërimi, gënjeshtrash dhe keqinterpretimesh dhe gjysmë të vërtetash që e errësojnë realitetin. Ajo që ne duam që media të na japë, është definicioni në fjalor i fjalës STATIK.
Kriticizëm, opozitë, ndërhyrje e padëshiruar. Ne kemi nevojë për një media që mbulon pushtetin dhe jo një media që mbulon për pushtetin. Ne kemi nevojë për një media që është pushteti i katërt dhe nuk është për pushtetin. Dhe kemi nevojë për një media e cila mbulon lëvizjet të cilat krijojnë STATIKEN dhe që bëjnë histori. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  E gjeti lajmin për të larguar vëmendjen nga Nusreti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *