Turqia do të pranojë sistemin raketor të mbrojtjes S-400 nga Rusia në fillim të muajit korrikut, ka bërë të ditur presidenti Recep Tayyip Erdogan të dielën.

“Besoj se sistemi raketor S-400 do të fillojë të arrijë në pjesën e parë të korrikut”, ka thënë Erdogan, raporton shërbimi turk i agjencisë CNN.

Marrëveshja e Ankarasë me Moskën ka futur në tensione Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak se kjo e fundit thotë se sistemi i mbrojtjes S-400 është kërcënim ndaj avionëve të saj F-35.SHBA po ashtu ka paralajmëruar Turqinë për sanksione të mundshme nëse nuk tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Brendshëm në SHBA, Patrick Shanahan, këtë muaj theksoi se Turqia do të përjashtohet nga programi i avionëve F-35 nëse fillon me blerjen e sistemit raketor nga Rusia.

Erdogan kishte thënë se do të diskutojë për këtë çështje me presidentin Donald Trump në Samitin G-20 që pritet të mbahet këtë muaj.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja do t’iu kundërpërgjigjet sanksioneve të mundshme nga Uashingtoni.

Lexo po ashtu:  “E nisa luftën me Adem Jasharin dhe e mbylla në krah të NATO-s”/ Selimi në Hagë: Jam një çlirimtar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *