“Tek Perëndia besojmë. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë para në dorë”.

Thënie amerikane

“Nëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankës”.

JP Getty

“Nuk ka rëndësi a je i bardhë apo me ngjyrë … ngjyra e vetme që ka rëndësi është e gjelbra”.

Family Guy

“E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë … është të kesh shumë prej tyre”.

Edith Wharton

“Nëse doni të dini se çfarë mendon Zoti për paratë, mjafton të shihni njerëzit të cilëve ai ua jep”.

Thënie e vjetër irlandeze

“Jini të pasur për veten tuaj … dhe të varfër për miqtë”

Juvenal

“Nëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disa”.

Benjamin Franklin

“Me 10 mijë dollarë do të ishim milionerë! Kështu do të blinim gjithë gjërat e nevojshme si … dashuria!

Homer Simpson

“Mënyra më e lehtë që fëmijët të mësojnë për paratë do të ishte kur ju të mos kishit”.

Katharine Whitehorn

“Financa është arti i kalimit të parave nga dora në dorë derisa më në fund të zhduket”.

Robert W. Sarnoff

“Gjithçka që kërkoj është një mundësi për të treguar se paratë nuk më bëjnë të lumtur”.

Spike Milligan

“E ç’vlerë ka lumturia? Ajo nuk t’i blen dot paratë”.

Henry Youngman

“Shumë njerëz shpenzojnë paratë që s’i kanë fituar, për të blerë gjëra që s’i duan, për t’i lënë mbresa njerëzve që s’i pëlqejnë”.

Will Smith

“Sikur vetëm Perëndia të më jepte një shenjë të qartë … si për shembull të më hapte një llogari të madhe në një bankë zvicerane”.

Woody Allen

“Ai që martohet për dashuri pa para kalon netë të mira dhe ditë të këqija”.

Thënie amerikane

“Mes punës dhe familjes, vërtet që s’po kaloj shumë kohë me paratë e mia”.

Thënie amerikane

“Një bankë është një vend që do të të japë para nëse i vërteton se s’ke nevojë për to”.

Bob Hope

“Kushdo që thotë se paratë nuk e blejnë lumturinë, thjesht nuk dinë se ku të bëjnë pazar”.

Bo Derek

“Kur isha i ri mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë; tani që jam i rritur e di se janë vërtet”.

Oscar Wilde

“Monedha është e pavlefshme në ditët e sotme”.

Yogi Berra

“Çdo ditë ngrihet dhe shikoj listën e “Forbes” për njerëzit më të pasur në Amerikë. Nëse nuk jam atje, shkoj në punë”.

Robert Orben

“Gjithmonë merr para hua nga një pesimist … ai nuk pret që ti t’ia kthesh”.

Thënie amerikane

“Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj fatura”.

Earl Wilson

“Mos më thoni se ku i keni prioritetet. Më tregoni për çfarë i shpenzoni paratë dhe unë do t’ju tregoj se çfarë janë”.

Lexo po ashtu:  "Gjysmë historiani – përsëritet historia! Gjysmë idealisti – nuk bëhet Shqipëria!Gjysmë ekonomisti – vjen varfëria!" - Kush tjetër pos Nolit të madh!

James W. Frick

“Arsimi formal do t’ju nxjerrë bukën e gojës; mësimet nga jeta do t’ju bëjnë të pasur”.

Jim Rohn

“Paratë janë realitetin, një tipar permanent i jetës së përditshme. Ato i japin jetës një ritëm të veçantë, një “tërheqje” të caktuar, një perceptim të pazakontë të botës dhe vendit tonë në të”.

“Paratë i krijojnë problemet atëherë kur nuk i kemi; na i shtojnë ato edhe kur i kemi. Por është vetëm një iluzion se ne jemi në kontroll të parave tona. E vërteta është se ne e dimë dhe e kuptojmë sa kontroll ushtrojnë mbi ne”.

“Paratë na bëjnë zotërinj dhe skllevër. Pushteti ynë mbi paratë është i vërtetë, por vetëm kur kuptojmë pushtetin e tyre mbi ne”.

Thënie franceze

“Shumë prej nesh i konsiderojnë amerikanët si ndjekës të parave. Kjo është një shpifje mizore, edhe pse është përsëritur nga vetë amerikanët”.

Albert Einstein

“Ai, opinioni i të cilit është se paratë mund të bëjnë gjithçka, mund të bëjë gjithçka për para”.

Benjamin Franklin

“Nëse do të ishit të pasur, mendoni edhe të kurseni”.

Benjamin Franklin

“Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Kush është ai? Askushi.

Benjamin Franklin

“Pasuria mund të na aftësojë të bëjmë favore; por hirin pasuria s’na e jep”.

Charles Caleb Colton

“Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore nëntëmbëdhjetë; rezultati, lumturi. Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore njëzet e gjashtë paund; rezultati, mjerim”.

Charles Dickens

“Nëse të gjithë njerëzit e pasur në botë do ta ndanin pasurinë mes tyre, nuk do të kishte mjaftueshëm për të tjerët”.

Christina Stead

“Paratë e tepërta janë delli i luftës”

Cicero

“Paratë nuk kanë qenë kurrë motivim i rëndësishëm për mua, përveçse për të shënuar pikë. Nxitja e vërtetë është loja”.

Donald Trump

“Paratë janë delli i dashurisë, si dhe i luftës”.

Doktor Thomas Fuller

“Po jetoj kaq larg të ardhurave të mia, sa mund të thuhet se po jetojmë të ndarë”.

Anonim

“Kurseni nga pak çdo muaj dhe në fund të vitit do të habiteni se sa pak që keni”.

Ernest Haskins

“Të pasurit janë shkuma e tokës në çdo shtet”.

G.K. Chesterton

“Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave”.

George Bernard Show

“Njerëzit duhet të jenë të varfër për ta kuptuar luksin e të dhënit”.

George Eliot

“Paratë ju çlirojnë nga të bërit e çdo gjëje që s’pëlqeni. Meqë s’më pëlqen asgjë, paratë më hyjnë në punë”.

Groucho Marx

“Vlera kryesore e parave është në faktin se njerëzit jetojnë në një botë e cila mbivlerësohet”.

H.L. Mencken

“Bëjeni paratë perëndinë tuaj, dhe do t’ju shkatërrojë si djalli”Henry Fielding

“Nëse mund t’i numëroni paratë, nuk keni një miliardë dollarë”.

Lexo po ashtu:  Kur erdhën misionarët, ne afrikanët kishim pronat dhe ata Biblen.

Paul Getty

“Kam aq para sa të më mbeten deri në fund të jetës, deri në momentin që do të blej diçka”.

Jackie Mason

“Një rrogë e mirë është receta më e mirë për lumturinë që kam dëgjuar ndonjëherë”.

Jane Austen

“Një njeri i zgjuar duhet ta ketë paranë në kokë, por jo në zemër”.

Jonathan Swift

“Mos u gënjeni duke besuar se një njeri i pasur është domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova që vërtetojnë të kundërtën”.

Julius Rosenwald

“Kurrë s’e kam përfunduar gjimnazin, megjithatë jam i pasur dhe i suksesshëm”.

Këngëtar anglez

“Nëse doni të ndiheni të pasur, mjafton të numëroni gjërat që keni dhe që paratë s’i blejnë”.

“Paratë janë si shqisa e gjashtë, s’mund t’i përdorësh pesë të parat pa to”.

William Somerset Maugham

“Mund të bëheni të përkryer në diçka që doni. Mos i bëni paratë synimi juaj. Por, përkoni gjërat që doni të bëni, dhe atëherë bëjini ato aq mirë, sa të tjerët s’do t’jua ndajnë sytë”.

Maya Angelou

“Paratë ende s’e kanë bërë një njeri të lumtur. Sa më shumë të ketë, aq më shumë do të dojë. Në vend që të mbushë një vakum, krijon një tjetër”.

Benjamin Franklin

“Ju kujtoni se paratë janë rrënja e të këqijave. E keni pyetur veten se cila është rrënja e gjithë parave”?

Ayn Rand

“Intelekti ndërtohet paralelisht me ekonominë e parave”.

Simmel

“Paratë, nëse nuk të sjellin lumturi, të paktën të ndihmojë të jesh i mjerueshëm në luks”.

Helen Gurley Brown

“Arti nuk është në bërjen e parave, por në ruajtjen e tyre”.

Fjalë e urtë

“Paratë janë vetëm një mjet. Do të të çojnë ku të duash, por nuk do të të zëvendësojnë ty si shofer”.

Ayn Rand

“Paratë shpesh kushtojnë shumë”.

Ralph Waldo Emerson

“Nuk do të jetoni një ditë të lumtur, edhe sikur të keni fituar shumë para, nëse nuk bëni diçka për dikë që s’mund t’jua rikthejë”.

Ruth Smeltzer

“Dilni në botë dhe punoni sikur paratë mos kenë rëndësi, këndoni sikur askush s’ju dëgjon, dashuroni sikur kurrë mos jeni lënduar dhe kërceni sikur askush s’po ju sheh”

“Është mirë të keni para dhe gjërat që i keni blerë me para, por është mirë që ndonjëherë të bëni një kontroll se mos keni humbur ndonjë nga gjërat që s’i keni blerë me para”.

George Lorimer

“Me para mund të blini një qen të mirë, por vetëm dashuria do ta bëjë të tundë bishtin”.

Richard Friedman

“Paratë kurrë s’e krijojnë një ide. Është ideja që krijon paratë”.

Owen Laughlin

“Sa ndryshim bën sa shumë ke? Ajo që s’keni është edhe më e madhe”.

Seneca

“Paratë janë barometri i virtytit të shoqërisë”.

Lexo po ashtu:  Përleshja fizike në Kuvend, reagon profesori: Bijtë e kriminelëve janë dy herë më kriminelë se baballarët e tyre!

Ayn Rand

“Shumë njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre, derisa ato përfundojnë, ndërsa të tjerë bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre”.

Johann Wolfgang von Goethe

“Paratë dhe gratë janë më të kërkuarat”.

Will Rogers

“Paratë do të vinë kur bëni gjënë e duhur”.

Mike Phillips

“Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen më shumë se paratë”.

Thomas Jefferson

“Nuk jap rroga të mira, pasi kam shumë para; kam shumë para, pasi jap rroga të mira”.

Robert Bosch

“Paratë zakonisht tërhiqen, nuk kërkohen”.

Jim Rohn

“Paratë nuk kërkohen për të blerë një nevojë të shpirtit”.

Henry David Thoreau

“Nëse paratë s’mund ta blejnë lumturinë, të paktën ju lejojnë të zgjidhni një formë mjerimi”.

“Një burrë ka njëqind dollarë dhe ju e lini me dy dollarë. Kjo është zbritja”.

Mae West

“Paratë nuk rriten në pemë”.

Fjalë e urtë

“Paratë janë si dashuria; vret me ngadalë atë që e mban dhe gjallëron atë që e jep”.

Kahlil Gibran

“Nuk kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi kemi shpenzuar shumë”.

Ronald Reagan

“Nuk më interesojnë shumë paratë, se paratë s’ma blejnë dashurinë”.

Tekst nga “Beatles”.

“Mënyra më e mirë për ta dyfishuar paranë është ta palosësh dhe ta fusësh në xhep”.

Frank Hubbard

“Ekziston një mënyrë e lehtë për t’u kthyer nga kazinoja me një shumë të vogël: të shkosh atje me një shumë të madhe”.

Jack Yelton

“Të përzierat e makinës të vijnë kur kalon afati i pagimit të faturave”.

“Inflacioni ka shkatërruar gjithçka. Një monedhë përdoret vetëm si kaçavidë”.

Jackson Brown

“I kundërshtoj milionerët, por do të ishte e rrezikshme sikur të ma jepnin mua atë post”.

Mark Twain

“S’mund ta përballoj të humbas kohën duke bërë para”.

Louis Agassiz

“Kur ka para në poezi, por nuk ka as poezi në para”.

Robert Graves

“Kur has në para e heq qafe shpejt, para se të më futet në zemër”.

John Wesley

“Një xhepmbushur shpesh rënkon më shumë se një stomakbosh”.

Franklin Delano Roosevelt

“Pas një vizite në plazh, vështirë të mendosh se jetojmë në një botë materiale”.

Pam Shaw

“Masa e vërtetë e pasurisë është sa shumë do të vlenit sikur t’i humbisnit paratë”.

“Kur pema e fundit të jetë fishkur dhe lumi i fundit të jetë helmuar dhe peshku i fundit të jetë zënë, atëherë do të kuptojmë se s’mund ta hamë paranë”.

Fjalë e urtë indiane

“Do të më pëlqente të jetoja si një njeri i varfër me shumë para”.

Pablo Picasso

“Filozofia e parave kontribuon në edukimin e njerëzimit dhe i ndihmon njerëzit të kujtojnë se “matësi i të gjitha gjërave” duhet të jetë gjithmonë njeriu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *