“Ndonjëherë nuk e kuptoj se si dikush tjetër mund ta dojë atë, ku e gjen lejen për ta dashur? Unë atë e dua me gjithë qenien time, intensivisht, me forcë, pa kërkuar asgjë në këmbim. Vetëm për të pasur atë pranë.

Unë kam shumë gjëra për të dhuruar brenda vetes, por dashuria ime për të i përthith të gjitha. Unë kam shumë gjëra për të dhuruar brenda vetes, por pa të pranë, unë nuk kam asgjë”.

“Është e vërtetë se asgjë në këtë botë nuk na bën t’ia ndiejmë nevojën të tjerëve, sa tërheqja që ndiejmë për ta”.

“ Ndonjëherë ne vendosim mure jo për t’i mbajtur njerëzit larg, por për t’i parë se kush interesohet mjaftueshëm për ne sa për t’i thyer ato”.

“Të mendoj për ty. Unë nuk mendoj për ty : Ti je gjithmonë përpara shpirtit tim”.

“Lumturia është, në fakt, një zemër e gatshme të ndiejë të njëjtën kënaqësi të thjeshtë dhe të pafajshme, si një fshatar , tavolina e së cili është e mbushur me ushqime që i ka rritur vetë dhe që, nuk shijon vetëm vaktin, por kujton edhe mëngjeset me diell kur i ka mbjellë ato produkte, mbrëmjet e freskëta kur i ka ujitur, dhe kënaqësinë që ka përjetuar, teksa i shihte të rriteshin përditë”.

Lexo po ashtu:  Kryeministri kinez dhe kasapi

– Goethe“Vuajtjet e djaloshit Verter”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *