Ashtu siç ka thënë novelisti Walter Mosley, rafti i librave i një personi ju tregon çdo që ju do të dëshironit të dinit për atë person. Fatkeqësisht, shumë nga librat që do të përmenden në këta artikull nuk janë duke u shtypur më, por për fat të mirë, shumica e librarive që shesin libra të dorës së dytë i kanë pjesën më të madhe të këtyre titujve.

Nga bastisja e kompleksit në Pakistan në vitin 2011, në të cilin strehohej Osama Bin Laden, forcat speciale të ushtrisë amerikane jo vetëm që kishin arritur ta gjenin liderin më të kërkuar në botë të Al-Kaedas, por gjithashtu mes gjërave të tjera ata kishin gjetur edhe një bibliotek të vogël me titujt më të preferuar nga Bin Laden.

Vendi ku strehohej Osama Bin Laden

Këto libra janë analizuar dhe kohë pas kohe janë publikuar nën emërtimin “Rafti i librave të Osama Bin Laden”, i cili kryesisht përbëhet nga libra në gjuhën angleze. Siç duket, lideri terrorist i preferonte kritikët e ashpër të qeverisë amerikane si Chomsky dhe Palast, përderisa ishte i koncentruar mbi politikën serioze, drejtësinë dhe në veçanti mbi teoritë e konsipracionit.

Naom Chomsky, njëri ndër kritikë më të mëdhenjë të qeverisë amerikane

Kronikat mbi aktivitetet e vazhdueshme të Illuminatit, sundimi i Amerikës nga Kabineti i Fshehur (grupi i elitës financiare i përbërë nga 300 personat e familjeve të zgjedhura) konsiderohet se përbënin fushën më tërheqëse për lexim nga Bin Laden.

Lexo po ashtu:  Të huajtë ç’kuitojnë për shqipëtarët

Koleksioni i plotë gjithashtu përfshin edhe shumë raporte dhe publikime të ekspertëve mbi Al-Kaedan dhe grupe të ngjashme me të, raporte të tilla si Komisioni Raportues i 11 shtatorit – vlerësimi zyrtarë amerikanë i sulmeve terroriste.

Një listë tjetër përbanë tituj që mund të jenë lexuar nga Bin Laden, mirëpo sipas qeverisë amerikane, këto libra më shumë gjasë janë lexuar nga anëtarët e tjerë që kanë jetuar bashkë me Bin Ladenin në atë kompleks. Për dallim nga e para, kjo listë është më relaksuese dhe përfshin libra si: Libri i Rekordeve Botërore të Guineas i vitit 2008 (Edicioni për fëmijë).

Aty gjithashtu janë gjetur edhe disa fjalor Arab-Anglisht dhe revista e njohur shkencore “Best Innovations of the Year (Shpikjet më të mira të vitit)”.

*Sipas “The independent” kjo është lista e vetme  vërtetë e librave që janë gjetur nga forcat amerikane në kompleksin e Bin Laden-it:

  1. Handbook of International Law (Anthony Aust)2. Civil Democratic Islam: Partners, Resources, and Strategies(Cheryl Benard)3. Killing Hope: US Military and CIA Interventions since World War II(William Blum)4. Rogue State: A Guide to the World’s Only Superpower (William Blum)5. Necessary Illusions: Thought Control in Democratic Societies (Noam Chomsky)6. Fortifying Pakistan: The Role of US Internal Security Assistance(Christine Fair and Peter Chalk)
    7. Hegemony or Survival: America’s Quest for Global Dominance (Noam Chomsky)8. America’s ‘War on Terrorism’ (Michel Chossudovsky)9. Conspirators’ Hierarchy: The Committee of 300 (John Coleman)10 .New Political Religions, or Analysis of Modern Terrorism (Barry Cooper)11. Guerilla Air Defense: Antiaircraft Weapons and Techniques for Guerilla Forces (James Crabtree)12. New Pearl Harbor: Disturbing Questions about the Bush Administration and 9/11 (David Ray Griffin)13. Christianity and Islam in Spain 756–1031 AD(CR Haines)14. The Secret Teachings of All Ages (Manly Hall)15. Black Box Voting, Ballot Tampering in the 21st Century (Bev Harris)16. The US and Vietnam 1787–1941 (Robert Hopkins Miller)17. Military Intelligence Blunders (John Hughes-Wilson)18. A Brief Guide to Understanding Islam (IA Ibrahim)
    19. International Relations Theory and the Asia-Pacific (John Ikenberry and Michael Mastandano)
    20. The Rise and Fall of the Great Powers (Paul Kennedy)
    21. In Pursuit of Allah’s Pleasure Asim (Abdul Maajid, Esaam-udDeen and Dr Naahah Ibrahim)
    22. The 2030 Spike (Colin Mason)
    22. America’s Strategic Blunders (Willard Matthias)
    23. Secrets of the Federal Reserve (Eustace Mullins)
    24. Unfinished Business, US Overseas Military Presence in the 21st Century (Michael O’Hanlon)
    25. Confessions of an Economic Hit Man (
    John Perkins)
    26. The Best Democracy Money Can Buy
      (Greg Palast)
    27. Bounding the Global War on Terror
     (Jeffrey Record)
    28. Al-Qaeda’s Online Media Strategies: From Abu Reuter to Irhabi 007 (
    Hanna Rogan)
    29. Crossing the Rubicon (
    Michael Ruppert)
    30
    . Imperial Hubris (Michael Scheuer)
    31.Checking Iran’s Nuclear Ambitions  (Henry Sokolski and Patrick Clawson)
    32. The Taking of America 1-2-3 
    (Richard Sprague)
    32. Bloodlines of the Illuminati  (Fritz Springmeier)
    33. The Best Enemy Money Can Buy (Anthony Sutton)
    34. Oxford History of Modern War (Charles Townsend)
    35. Obama’s Wars (Bob Woodward)
Lexo po ashtu:  Shumica e shkollave me mungesë të teksteve

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *