Historiani Jahja Drançolli, në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini,  ka thënë se serbet fituan të drejta nga osmanët sepse ata nuk rezistuan ndërsa shqiptarët u luftuan sepse nuk pranuan nënshtrimin nga osmanët.

“Shqiptarët sikur dihet, luftuan. Vazhdimisht luftuan. Pjesa më e madhe e shqiptarëve i takonin Kishës Katolike. Duke pasur parasysh se lufta e Gjergj Kastriotit zgjati 25 vite dhe këtë luftë me osmanët e vazhduan edhe pasardhësit e tij, dhe sipas legjislacionit Osman të kohës kjo rezistencë duhej ndëshkuar. Aty shkruan pastër se ata që bëjnë rezistencë duhej të luftoheshin, përndiqeshin, digjeshin…”.

“…Nga ana tjetër serbët nuk luftuan fare. Ata bashkëpunuan me osmanët. Sipas legjislacionit osman të kohës ata u dorëzuan. Populli shqiptar bëri rezistencë ndërsa ai serb u dorëzua dhe normal ata përfituan”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Historiani thotë se pas vitit 1557 serbët kishin kishat e veta, ndërsa kishat shqiptare u dogjën, u shndërruan në xhamia apo në masë të madhe u shndërruan në kisha ortodokse.

“Edhe sot katedralja e ndërtuar në shekullin e XIV prej gjermanëve, dubrovnikasve dhe katolikëve vendor të Novobërdës nga serbët quhet kishë ortodokse”.

Lexo po ashtu:  Ne jemi çfarë lexojmë, një hipotezë apo një e vërtetë e debatueshme?!

Ai thotë se nëse shqiptarët do të kishin bërë të njëjtën gjë si serbët ndoshta të drejta më shumë do të kishin por nuk do ta kishin këtë histori që e kanë sot dhe sipas tij në vitin 1912 nuk do të kishin argumente për të shpallur pavarësinë.

“Popujt që nuk kanë histori nuk pranohen si kombe. Për Serbinë ndërmjetësimin e kishte bërë Patriarkana e Stambollit”.

Drançolli thotë se intelektualët shqiptarë që ikën në vendet perëndimore ruajtën traditat dhe gjuhën në vendet ku shërbyen por e njëjta nuk ndodhi me intelektualët që ikën dhe u shërbyen osmanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *