Opozita e bashkuar ka njoftuar zhvillimin e protestës së radhës nga ana e saj, e cila do të jetë protesta e dhjetë kombëtare. Kjo protestë do të zhvillohet ditën e hënë me datë 8 korrik në orën 20:00, dy orë pasi të jetë mbledhur Kuvendi në seancë për ngritjen e komisionit që do të shkarkojë Presidentin Ilir Meta. Kjo është protesta e parë që opozita zhvillon pas zgjedhjeve të 30 qershorit, zgjedhje të cilat ajo nuk i njeh. Të paktën këto janë deklaratat e deritanishme nga kryetari Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Lexo po ashtu:  EKSPERIMENTI I RREZIKSHËM, Gjermania organizon 3 koncerte për të studiuar koronavirusin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *