Me shumë mundësi, ke përherë frikë për atë që të tjerët mund të të thonë, nëse ti tregohesh shumë e ndjeshme dhe hapesh për ndjesitë e tua. Ata do ngrejnë njërën vetull dhe do të afrohen. Do të të këshillojnë se gjithçka po e bën gabim. Duhet të jesh e kujdesshme, e rezervuar, e ftohtë dhe të mos tregosh asgjë nga ato që ndjen. Për këtë arsye, përherë na është mësuar se emocionet janë të këqija dhe nuk duhet kurrsesi t’i shprehim. Duhet t’i fshehim nga gjithë bota.

Kur një fëmijë qan, të gjithë i shkojnë nga pas për ta bërë të pushojë. Kur dikush e lëshon veten dhe shpërthen në lotë, qoftë edhe lotë gëzimi, i kërkohet të pushojë së qari. Kur ndodh diçka e rëndë në jetën tonë, na thonë të fshijmë lotët dhe të mos i dramatizojmë gjërat.

E njëjta gjë vlen edhe për lidhjet. Themi thuajse të gjithë : Mos e lejo një mashkull të të afrohet shumë, por mbaj pak distancë me të. Këto janë rregullat e lojës.

Lexo po ashtu:  1 tetor 1397, dita kur paraja bëhet pushtet i vërtetë në jetën tonë

Në fund të ditës, jemi shumë të lodhur duke i mbajtur të tëra brenda vetes, saqë harrojmë edhe të provojmë ndjesi të reja. Trembemi nga dhimbjet që mund të marrim, kemi frikë nga zhgënjimet dhe as i hyjmë rrugës së njohjes së dikujt. Ndalojmë së qenuri të ndershëm me zemrën dhe shpirtin tonë.

Afrojmë njerëz rreth vetes dhe më pas largohemi prej tyre. Ndajmë informacione shumë të pakta rreth vetes, sepse kemi frikë se mos të tjerët i përdorin për keq kundër nesh. Duam marrëdhënie, por i trembemi lëndimeve. Në shoqërinë tonë, një mashkull që flet me zemër, duket budalla, i dobët dhe do të tallet nga shoqëria e vet.

Kemi arritur në pikën kur dashuria duhet të llogaritet, të planifikohet dhe të përjetohet me shumë vëmendje. Por dashuria nuk është e tillë. Ajo ndjesi nuk mund të llogaritet apo programohet. Nuk mund ta kontrollosh sipas dëshirave të tua. Dashuria ndodh dhe kaq. Ti thjesht duhet ta lejosh, ta ndjesh. Nuk mund t’i kalosh vitet e jetës si e mbyllur në një burg, duke mos i lejuar zemrës tënde të përjetojë gjërat për të cilat ka nevojë.

Lexo po ashtu:  Pse njerëzit me sy të gjelbër janë të jashtëzakonshëm

Nuk mund të jetosh duke iu trembur emocioneve, duke pasur frikë nga të treguarit e vëmendjes dhe përkujdesjes në përballjet me të tjerët, apo nga të shprehurit e ndjenjave të tua. Lejojeni veten të ndjeni dhe t’i shprehni ndjenjat tuaja. Nuk ka asgjë të keqe në këtë aspekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *