Çdo ditë e më shumë shtatzënat lindin me prerje cezariane që ti shmangin dhembjet. Megjithëse, mjekët rekomandojnë që më së miri është të bëhet lindja natyrale, nëse kjo është e mundur.

Në 15 vitet e fundit shumë e më shumë shtatzëna vendosin për lindje me prerje cezariane vetëm që ti shmangen dhembjeve dhe lodhjes që ndjekin lindjet natyrale. Shumica e tyre i frikësohen komplikimeve siç është plasja e ujërave, ngatërresat e foshnjës me kordonin, dhembjet shumë-orëshe, derisa të tjerat besojnë që lindja me operim është më pak traumatike për foshnjën.

Më e mira është lindja natyrale

Megjithatë, para se gjithash, gjinekologët pajtohen që gratë më së miri është që të lindin në mënyrë vaginale se sa me “prerje cezariane sipas porosisë”. Ata theksojnë që intervenimin kirurgjik duhet shmangur, vetëm nëse ekzistojnë arsye të forta mjekësore siç është shtatzënia me binjakë, dallimi në mes të madhësisë së foshnjës dhe qafës së mitrës edhe në rastet kur foshnja duhet të dalë me bythë në vend se me kokë.

Lexo po ashtu:  ‘Oh, sa shpejt gabohemi e gënjehemi ne femnat!’

Akusheri do të vendos për prerjen cezariane kur të kuptojë nëse ritmi i zemrës nuk është i drejtë, mungesën e oksigjenit tek foshnja…

Në indikacione bën pjesë edhe frika patologjike nga dhembja, sepse shtatzëna nuk ndjek udhëzimet, rrënon procesin natyral të lindjes, gjë që mund të përfundojë keq.

Komplikimet janë të shpeshta

Dhembjet intensive pas prerjes cezariane zgjasin dy-tre ditë, si edhe marramendja nga anestezioni. Nëna e re duhet të jetë nën mbikëqyrjen e mjekut dhe t’i kontrollohet shtypja e gjakut dhe pulsi i zemrës. Foshnjën zakonisht e bien tek nëna mbas 25 orëve.

Në spital qëndrohet për pesë ditë më së paku pas prerjes cezariane, ndërsa penjtë hiqen pas 10 ditësh nga operimi. Në komplikimet më të shpeshta bëjnë pjesë gjakderdhja, temperatura e lartë, infeksionet e mitrës dhe të traktit urinar, problemet me frymëmarrje dhe mos funksionimi si duhet i zorrëve.

Përvoja të ndryshme

Pas operimit me prerje cezariane, shumë gra njëkohësisht ndihen të lumtura që janë bërë nëna, zhgënjehen që nuk kanë marrë pjesë në lindje të fëmijës dhe acarohen nga dhembjet veçanërisht shumë të mëdha. Disa janë të lumtura që më në fund përfundoi, ndërsa të tjerat të hutuara sepse nuk ndjejnë afërsi me foshnjën. Nëse jeni në dilemë, flisni me mjekun tuaj dhe i tregoni për dilemat dhe frikën tuaj.

Lexo po ashtu:  Nga limoni deri tek qumështi, 5 përbërës që mund të heqin njollat e errëta në sqetulla

Mos harroni faktin që nuk ekzistojnë dy lindje të njëjta, madje edhe gratë që kanë lindur në mënyrë natyrale dhe me prerje cezariane kanë mendime të ndryshme në lidhje me atë se cila përvoje i është dukur më e lehtë, shkruan femina. Disa do të provonin prapë me prerje ndërsa të tjerat assesi nuk do ta riprovonin dhembjen nga prerja cezariane e cila mund të zgjasë edhe me javë të tëra.

Arsyet kundër lindjes me operim

Probleme të shpeshta me frymëmarrjen tek foshnjat e lindura me prerje cezariane.

Foshnjat e lindura me prerje cezariane për shkak të anestezionit që përdoret gjatë operimit adaptohen më ngadalë.

Rreziku i madh nga krijimi i trombozës.

Probleme laktike nga ndikimi i gjatë i anestezionit.

Gjidhënia e vështirë dhe krijimi i kontaktit të parë me foshnjën.

Shërimi zgjat më shumë se sa nga lindja natyrale.

Nuk është zgjedhje e duhur nëse dëshironi shumë fëmijë, sepse secila prerje cezariane paraqet rrezik për shëndetin e nënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *