Edhe pse iPhone mbetet burimi kryesor i të ardhurave të Apple, linja Mac është shndërruar në burimin e dytë të të ardhurave duke kaluar shitjet e iPad.

Apple tërheq nga tregu modelet “low-cost” të MacBook

Apple përditësoi ditën e Marte MacBook Air dhe MacBook Pro megjithatë duket se dy laptopë janë zhdukur nga faqja e kompanisë.

Versioni më i vogël i Macbook dhe MacBook Air më i lirë tashmë nuk ekzistojnë më. MacBook Air 999 dollarësh dhe MacBook 12-inç nuk janë më të disponueshëm në uebsajtin e Apple nga dita e Marte.

Tashmë modelet bazë janë MacBook Air 1,099 dollarë dhe MacBook Pro 13-inç duke rritur efektivisht koston e blerjes së një Mac me 100 dollarë.

Kjo lëvizje vjen pas një trendi të rritjes së kostos së pajisjeve të Apple që nga iPad tek iPhone. Heqja e dy laptopëve nga ana tjetër thjeshton linjën Mac duke ofruar opsione më të thjeshta edhe pse më të shtrenjta.

Edhe pse iPhone mbetet burimi kryesor i të ardhurave të Apple, linja Mac është shndërruar në burimin e dytë të të ardhurave duke kaluar shitjet e iPad.

Lexo po ashtu:  ‘Më plak mërzitja që vetmia më sjell’ - Migjeni

Lançuar për herë të parë në 2015-ën versioni klasik 13-inç MacBook air ishte opsioni “low-cost” dhe i preferuari tek studentët dhe profesionistët e rinj. Deri në 2017-ën laptopi ishte përditësuar vazhdimisht me procesorë të rinj ndërsa Apple ruajti koston nën 1,000 dollarë.dërsa MacBook 12-inç debutoi në 2015-ën dhe mori përditësime për dy vitet e ardhshme. Laptopi ishte një alternativë më pak e fuqishme e linjën Pro por më i shtrenjtë se linja Air.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *