Ajo është një perëndeshë sepse ajo e di ku qëndron dhe megjithatë nuk frikësohet të eksplorojë

Ajo e përqafon sensualitetin dhe seksualitet e vetë sepse e di që kjo është e drejtë e saj.

Ajo e dëgjon atë ndjesin që i vjen nga barku dhe e praktikon shkathtësinë dalluese mes gënjeshtrës dhe së vërtetës.

Ajo është e aftë të dashurojë vërtetë, çmendurisht dhe thellësisht. Ajo e pranon dhe e pret ti kthehet e njejta thellësi e dashurisë.

Ajo është një perëndeshë sepse forca e saj nuk është matur nga dështimet e saj

Ajo nuk turpërohet nga mënyra se si zëri i saj dridhet kur është e frikësuar.

Ajo beson se forca nuk është mungesë e pafuqisë, por është guximi për të folur zëshëm përkundër ndjesive të saj drithëruese.

Edhe pse tek ajo ekziston frika nga pasojat, prap se prap ajo e di se duhet ta bëjë patjeter.

Ajo është një perëndeshë sepse ajo e njeh veten

Ajo e di se çfarë dëshiron zemra e saj dhe e ndjek atë, edhe atëherë kur ajo është kundër gjithë botës.

Lexo po ashtu:  Ah, lermë të kafshoj flokët e tu !, - nga Charles Baudelaire

Ajo e di se disa gjëra janë të pashpjegueshme, mirëpo ajo i beson zërit brenda saj.

Ajo e përqafon tërësinë e saj, në pranim dhe dashuri. Është e pa frikësuar nga errësira që vjen bashkë me dritën e saj të bukur.

Ajo është një perëndeshë sepse vazhdimisht përpiqet ta jap më të mirën nga vetja e saj

Madje edhe atëherë kur rrëzohet, ajo ngrihet prap. Jeta e saj është një betejë e vazhdueshme, mirëpo ajo e shtyen veten të jetë një version më i mirë i asaj që ishte dje.

Ajo nuk ka frikë nga të qenurit e lëndueshme, e pamësuar dhe e ndershme.

Ajo është perëndeshë dhe jeton brenda teje

Dhe ka qenë aty përgjatë gjithë kohës.

Autor: Jude Paler/ideapod
E përktheu: Shkumbin Nebihu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *