Është marrë vendimi për lirimin e Tomor Morinës, i arrestuar në Maqedoni në bazë të një fletarresti nga Serbia përmes Interpolit.

Kujtojmë se Morina ishte arrestuar me 24 korrik, ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme pati dënuar arrestimin e tij duke shtuar se këtë çështje do ta adresojnë te Bashkimi Evropian për t’i parandaluar rastet e tilla.

Me kërkesë të Prokurorisë, një gjyqtar i procedurës paraprake kishte vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Morinës, derisa i pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati thënë se do të respektohet ligji.

Ndërkaq në Gjakovë u organizua protestë kundër arrestimit të tij. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Lajme të mira nga Italia, bie numri i viktimave nga Covid-19. 542 të vdekur në 24 orët e fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *