Duket se po! Të paktën sipas Robert Hare, një prej studiuesve më të mëdhenj të psikologjisë kriminale, autor i shumë librave për këtë çështje.
Kush janë psikopatët?
Me termin “psikopat” nënkuptohet në fakt një person i prekur nga shqetësime të rënda që lidhen me empatinë, të paaftë për të ndjerë dhimbjen apo gëzimin e të tjerëve, por që janë të aftë të përdorin çdo mjet për t’u afirmuar.
Nëse mes tyre ka me siguri një përqindje vrasësish serialë, shumë të tjerë marrin role pushteti në financë e industri, atje ku është e mundur që të marrin vendime avantazhuese për veten e tyre por shpesh ekstremisht të dëmshme në nivel social.
Këto “kollare të bardha” të rrezikshme duken normalë, brilantë dhe inteligjentë, por vetëm sepse dëshira për pushtet dhe fitore u lejon atyre që të kapërcejnë çdo pengesë permes mashtrimeve dhe manipulimeve dhe pikërisht falë këtyre strategjive arrijnë më lehtësisht majat e kompanisë në të cilën punojnë.
Burimi “Focus”/ Përshtati në shqip: SCAN – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress