Në pesë vitet e fundit janë dëbuar gjithnjë e më shumë të huaj nga Gjermania. Në vitin 2018, ishin rreth 7500 vetë – shifër dyfish më e madhe se në vitin 2014.

Edhe në gjysmën e parë të këtij viti, autoritetet u kanë kërkuar më shumë se 4500 vetëve të largohen nga Gjermania.

Shumica e të dëbuarve në vitin 2018 qenë qytetarëve të vendeve të Evropës Lindore, sipas DW, në veçanti shqiptarë, ukrainas dhe serbë. Por, nga një vëzhgim i bazës së të dhënave të të gjithë të huajve të dëbuar ndonjëherë nga Gjermania, rezulton që vendin e parë e zë Turqia, me më shumë se 50,000 shtetas të dëbuar.

Kur një person merr të ashtuquajturin “urdhër dëbimi”, atij zakonisht i kërkohet të largohet nga Gjermania brenda një afati të caktuar. Nëse nuk e bën këtë, ai mund të dëbohet nga autoritetet, pra të nxirret me detyrim nga vendi. Sipas Ministrisë së Brendshme, deri në fund të qershorit 2019 një urdhër të tillë dëbimi e kanë marrë gjithsej rreth 300,000 vetë. Rreth 30.000 vetë prej tyre në këtë kohë ndodheshin akoma në Gjermani, të tjerët qenë larguar vullnetarisht ose me detyrim.

Lexo po ashtu:  Befasohen shkencëtarët, liqeni në Himalaja i mbushur me kocka njerëzore mijëvjeçare

Por mes 16 landeve federale ka dallime të mëdha në Baden-Württemberg, vitin e kaluar u regjistruan gati 1.600 dëbime, kurse në Mecklenburg-Vorpommern, sipas mediave gjermane janë vetëm 12.

Në Bundestag ndërkohë ka zëra kundër praktikës së dëbimit e sipas tyre, kjo praktik përbën një ndëshkim dyfish të padrejtë, që kërcënon vetëm të huajt. Shpesh, sipas kritikëve, preken njerëz, të cilët e kanë qendrën e jetës së tyre në Gjermani. Rregullat u ashpërsuan për herë të fundit në vitin 2016, pas sulmeve në natën e Vitit të Ri në Këln. Numri i dëbimeve, që nga ajo kohë është rritur. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *