Ndryshimi i madh që ka ardhur!

Zgjedhja asnjëherë nuk ka qenë më e qartë dhe më lehtë: Në anën dhe frontin për shtetësi, drejtësi, zhvillim e ardhmëri , apo në anën e korrupcionit dhe lojërave të pista për zbrazjen e vendit e manipulimin e interesit kombëtar me tradhëti. Nuk ka rrugë të tretë! Bardh e Zi.

Të këqinjtë dikur nuk i kanë lënë as në odë me u ulë, sot vetëm burrat dhe gratë me integritet, e që e meritojnë duhet lejuar që të ulen në Parlamentin e Kosovës. Koha e mashtrimit dhe dhimbjës ka përfunduar. Eshtë kohë feste, është koha për referendumin e madh dhe gjithë qytetarë. Dita e zgjedhjeve, duhet të jetë dita e Revolucionit të Plisit dhe Shallës së bardhë do te thonte Bernie Sanders dhe Joe Biden. Burra e Gra, të reja e të rinje, bashkë do ta bëjmë festën e madhe. Festen e çlirimit nga kapja. Do ta bëjmë diasporen krenare për vendin e tyre, do të bëhemi bashkë me gëzu motin e ri.

Fitorja është e sigurt, por kjo nuk është vetëm fitorja jonë, është fitorja dhe çlirimi i vërtet i Kosovës, është fitorja e miqëve tanë, është plotësimi i amanetit të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, është plotësimi i porosisë së Presidentit Klinton: “Ne ju ndihmuam të përfundoni luftën, ju duhet ta bëni paqen”. Do të jetë falenderimi më i sinqertë për të gjitha ata që na ndihmuan, e na përkrahen në bërjen e Pavarësisë, dhe tani së bashku do e bëjmë shtetësinë me qytetarin në qendër, do e bëjmë qeverinë për qytetarin, dhe do të qeverisim me qytetarin. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Rama thirrje SPAK për të hetuar Sali Berishën: Hiqjani gurin nga qafa Shqipërisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *