Gjërat janë të qarta:
- Albin Kurti nuk është më i miri për postin e kryeministrit sepse është kryetari i LV-së, por sepse është më i miri dhe më i përmbushuri për atë post në këtë situatë të ndërlikuar të Kosovës.
- Diskutimi mes dy subjekteve mbi kryeministrin nuk është thjesht emri i një personi, por personaliteti dhe autoriteti i qeverisë së ardhshme.
- Albin Kurti është vetë emri i rezistencës ndaj të gjithë gabimeve institucionale, politike, sociale dhe gjeopolitike që janë kryer mbi Kosovën nga qeveritë e deritanishme.
- Çdo njeri i thjeshtë e ndjen se Albin Kurti përbën autoritetin më të lartë moral dhe politik në Kosovë, pra njeriun që do të sjellë masën më të lartë të dinjitetit dhe ndalimin e fyejres që është kryer mbi inteligjencën dhe moralin e shoqërisë.
- Me emrin e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk po propozon relativitetin e një emri, por paradigmën e një ideje.
LDK ka të drejtën e vet të qëndrojë e palëkundshme në propozimin e saj. Mundësitë janë të hapura edhe pas zgjedhjeve. Nuk ka asnjë urgjencë. Urgjencën e nxisin tërë ata që janë kundër koalicionit LV-LDK. Mendimi i pjekur është më i nevojshmi. Votimi më i përgjegjshëm është më i frytshmi. Elvis Hoxha..