Kryeministri britanik,  Boris Johnson ka kërcënuar dëbimin e deputetëve të partisë së tij që votojnë kundër qeverisë për Brexit,   duke shtuar tensionet në Westminster.   Sipas zyrës që siguron se anëtarët e partisë votojnë sipas dëshirës së lidershipit (whip office),  deputetët konservatorë që votojnë kundër Qeverisë këtë javë do të përjashtohen nga partia dhe nuk do të marrin pjesë tek Konservatorët në zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse ata nuk votojnë sipas Qeverisë ditën e Martë, ata do të shkatërrojnë pozitën e negociatave dhe do t’i japin kontrollin e parlamentit kryetarit të opozitës, Jeremy Corbin”, deklarojnë burimet e kësaj zyre.   Beteja për Brexit do hyjë në fazën përfundimtare këtë javë kur deputetët e opozitës nga çdo parti të votojnë për ndryshimin e ligjit apo Qeverisë, në përpjekje për të bllokuar daljen pa marrëveshje nga Europa.

Corbyn,  lideri i partisë Laburiste tha se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të ndaluar Brexit pa marrëveshje,  duke shtuar konfliktet me Boris Johnson.   Megjithatë Johnson,  ka një mazhorancë funksionale me vetëm 1 vend në dhomën me 650 anëtarë, çka nënkupton se kërcënimi i tij për të dëbuar deputetët, mund sjellë zgjedhje të parakohëshme.

Lexo po ashtu:  Takimi me ministrin e Mbrojtjes nga Kosova, ministri Mbrojtjes së Shqipërisë: Kosova, prioritet strategjik kombëtar i Shqipërisë

Klevis Llaha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *