Nora – Po, pikërisht kështu është, Trovald. Kur isha në shtëpinë time, te babai, ai më nguliste në kokë të gjitha idetë e tij e kështu unë mendoja ashtu si mendonte ai; po të kisha, rastësisht, ide të tjera, unë i fshihja, sepse e dija që atij nuk do t’i pëlqente një gjë e tillë. Ai më quante “kukulla ime e vogël” e luante me mua ashtu si unë luaja me kukullat e mia. Pastaj erdha në shtëpinë tënde… me ty…

Helmeri – Ç’janë këto shprehje për martesën tonë?

Nora – (Pa u tronditur) Dua të them se atëherë, nga duart e tim eti, kalova në duart e tua. Ti çdo gjë e rregullove sipas shijes sate, e kësisoj unë nuk pata shije tjetër përveç sates, o, mbase, thosha kështu sa për sy e faqe, nuk e di mirë…  Më duket se nganjëherë mendoja si ti, nganjëherë bëja sikur mendoja. Duke sjellë në mend të kaluarën, mua më duket se kam jetuar sinjë njeri varfanjak, që fiton ditë për ditë kafshatën e gojës!… Mua më jepnin për të ngrënë, për të pirë, më vishnin, kurse detyra ime ishte që të zbavitja, të të kënaqja ty, Torvald. Kështu ka kaluar jeta ime. Kështu ke dashur ti. Ti dhe babai im jeni shumë fajtorë para meje. Në qoftë se unë nuk jam e zonja për asgjë, fajin e keni ju!

Lexo po ashtu:  5G është afro tre herë më i shpejtë se 4G por jo kudo

Helmeri – Nora! Sa fjalë pa mend po thua! Sa mosmirënjohëse po tregohesh! Nuk paske qenë e lumtur ti këtu?

Nora – Jo, kurrë. Kam pandehur se kam qenë e lumtur, por në të vërtetë nuk kam qenë kurrë!

Helmeri  – Nuk ke qenë e lumtur!… Nuk…

Nora – Jo! Kam qenë vetëm e gëzuar! Dhe ti ke qenë kurdoherë i mirë dhe i dashur me mua. Por shtëpia jonë ka qenë vetëm një dhomë e madhe plot lodra për të kaluar kohën! Në shtëpinë time, të babai, mua më kanë trajtuar si një kukull të vogël. Këtu, te ti, si në kukull të madhe. Kurse fëmijët kanë qenë kukullat e mia! Mua më pëlqente kur ti luaje dhe zbaviteshe me mua, ashtu si atyre u pëlqente kur unë luaja dhe zbavitesha me ta. Ja, kjo ishte martesa jonë Torvald. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *