Në vitin 2010, shkrimtari francez Michel Houellebecq, i cili po promovonte romanin e tij të fundit, nuk u paraqit në disa nga aktivitete e planifikuara më parë. Media “u çmend” dhe arsyet për mungesën e tij ishin nga më të çuditshmet. Disa spekuluan madje se shkrimtarin e kishin rrëmbyer. Gjithë këto zëra nuk shkuan kot, sepse të paktën frymëzuan xhirimin e një filmi pikërisht mbi këtë ngjarje.
Ndodhi të tilla, me protagonistë shkrimtarë të njohur, ka pasur shumë. Qofshin thashetheme, aludime, gabime njerëzore ose të qëllimshme, disa nga figurat e njohura të letërsisë janë përballuar me thashethemet në media.

“Lajmi mbi vdekjen time është ekzagjeruar shumë” – Mark Tuein

Është e njohur gjerësisht historia mbi një lajm, që rezultoi i rremë mbi vdekjen e shkrimtarit të njohur Mark Tuein dhe batutën e tij të famshme: “Lajmi mbi vdekjen time është ekzagjeruar shumë”.
Me pak fjalë, “The Herald”, që në atë kohë ishte një gazetat kryesore të përditshme në Amerikë, raportoi se Tuein, në atë kohë 61 vjeç, ishte në buzë të varrit dhe më e keqja, në nevojë të ngutshme për para. Në atë kohë Tuein ishte në Londër, ku do të mbulonte jubileun e diamantë të mbretëreshës Viktoria për “New York Journal”. Pikërisht në këtë të fundit, më 2 qershor 1897, u botua një artikull me titullin: “Mark Tuein i kënaqur”, dhe ku shkrimtari përgënjeshtron lajmin e “The Herald” duke shkruar: “Lajmi për vdekjen time është ekzagjeruar shumë”.

Thashethem apo jo? Me Oscar Wilde gjithçka është e mundur

Lexo po ashtu:  Gazeta e madhe gjermane 'Die Welt': “Shqipëria, probleme me korrupsionin, drejtësinë e lirinë e shtypit”

Oscar Wilde është një nga ato personazhe që është njëlloj i njohur si për krijimtarinë, ashtu edhe për jetën private dhe atë vetë si individ. Shumë është shkruar për të, aq shumë sa ndonjëherë të vërtetat ndërthureshin me thashethemet dhe vija mes tyre bëhej gati e padukshme.
Shtypi në kohën e tij e quajti me emra lloj-llojsh, e përshkroi në mënyra gati groteske, sidomos kur flisnin për seksualitetin e tij. Një gazetë e përshkroi si “gjysmë burrë, gjysmë grua”, ndërsa një e përditshme tjetër aludonte se Wilde në të vërtetë ishte kinez. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *