Nga kundërshtar në mbështetës
Nga kolegët e simotrës socialdemokrate gjermane, ai deri tani shihej me sy kritik, për shkak të veprimeve aksioniste në parlamentin e Kosovës. Por ky imazh duket se ka ndryshuar: Kryetari i grupit parlamentar të Evropës Juglindore, Josip Juratoviç (SPD), dikur tejet kritik ndaj Vetëvendosjes dhe ish-liderit të saj, i tha Deutsche Welle-s se Albin Kurti “i ka idetë e duhura për ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje që sundon prej disa dekadash e ku pushteti ka mbetur në dorë të një klike të dalë prej luftës e që nuk ka qëllim tjetër veç mbajtjen e pushtetit”. Josip Juratoviç dhe Albin Kurti diskutuan të mërkurën në Berlin për të ardhmen e Kosovës, në një panel të përbashkët, të organizuar nga Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” dhe dega gjermane e Institutit Aspen/DW /MekuliPress /
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.



