Gëzim Mekuli
Gazetaria shqipe është shndërruar në problem të madh. Ajo është e rrezikshme. Ajo nuk është e sinqertë, ajo edhe po na vret, ashtu sikurse edhe vet politika.
Media shqipe ka defekte të shumta. Kjo nuk është e përqendruar tek zgjidhja e problemit. Kjo po përqendrohet në drejtim të gabuar; në vend se të përqendrohet tek diagnostifikimi dhe tek zgjidhja e problemit, kjo po e ndërton dhe po e ushqen problemin.
Në vend se të debatohet se çfarë pasojash do të kenë për Ty dhe për Mua votimi per kandidatin e gabuar, që nesër do të na përfaqëson në Kuvend, gazetarët tanë, shkruajnë e përqendrohen në atë se çfarë pasojash “fatale” do të kenë votimet për ministrat e për kandidatët partiak.
E paparë! E paparë në sistemet demokratike, sepse gazetaria duhet të jetë e orientuar tek pasojat: pra tek pasojat që do përballohet populli nesër, po nuk u orientua drejtë e nuk u informua gjithëanshëm, e jo të shqetësohet për pasojat “fatale” të individëve partiakë.
Tjertra, dhe hiq më pak e rëndësishme: Gazetaria shqipe po orientohet në person, në subjekt e jo në proceset politike. Përqëndrimi i tepruar në person, përpara procesit dhe thelbit të ndodhisë, zvogëlon vlerat gazetreske në shumë mënyra:
- Mbiçmimi i personit para temës/ndodhisë largon përqendrimin e publikut nga a tema. Nëse bëhet përshkrimi i një konflikti politk, ekskluzivisht nga pikënisja në person, publiku humbë kuptimin për konfliktin dhe problemtikën e saj. Konflikti jonatyrshëm përzogëlohet e zhvlerësohet, ndërsa pesha e personit (shpesh konfliktuoz) zmadhohet e mbivlerësohet.
- Fokusimi në person mund të bëj politkën më pak të rëndësishme për popullin. Nëse kosumuesit e mediave fitojnë përshtypjen se politika bëhet vetëm përmes intrigave, kërcnimeve, rrahjeve të personave koridoreve e zyrave të sutdiove televizive, kjo mund të largon interesimin e popullit për kyçje në politkë e nesër në votime. Populli është i interesuar të kuptoj se vila parti politike mund të zgjidhë hallet e tij, si është situata e sigurisë në Kosovë, si është puna me “kufijtë e Serbisë dhe të Kosovës”, si është ekonomia e familjes, dhe si funksionon sigurimi shëndetësor. Mirëpo, nëse fokusimi në person është mbidominues, atherë humbet ndjenja për të debatuar, për tu kyçur, për të ndjekur politkën dhe për të votuar.
- Gjuetia pas të rrallës, intrigat e mbushura me konflikte mund të çojnë aty ku shumë çështje të rëndësishme politike nuk do të debatohen e nuk artikulohen para publikut.
- Fokusimi në person mund të avansoj një perspektivë “njëjëse”. Pra, çdo gjë duket si një seri e veçantë e izoluar dhe pa ndnonjë lidhshmëri logjike.
- Disa person fitojnë një vëmendshmëri të tepërt e të panevojshme mediatike. Fokusimi në “personat elitë” mund të jap një kuptimësi të shtrembër të shoqërisë. Kjo u jep lexuesve bindjen dhe mendimin se janë vetëm “një”, “dy” apo “tre persona” të veçantë që udhëheqin dhe drejtojnë me proceset politike në Prishtinë e në Tiranë, e, jo fuqia kolektive intelektuale dhe politike e popullit shqiptar.
- Fokusimi në person mund të duket edhe si budallallëk; kjo edhe apelon tek mentaliteti ynë; tek ndjenjat e jo tek logjika e arsyeja.
Për një debat më të mirë politik, si në Prishtinë e poashtu edhe në Tiranë do të duhej:
- Shfuqizimin e Diktaturës së opinionistëve/analistëve nëpër studiot televizive. Le të kemi më pak “gazetarë-specialistë”, të cilët do t’i tregonin popullit ”të vërtetën”.
- Hedhja në plehra e shumë udhëheqësve të emisinoneve debatuese, që paguhen me mijëra euro nga grupet e ndryshme të interesit. Këta udheheqës/moderatorë televiziv më shumë janë të interesuar të nxisin konfliktet personale në mes të të ftuarve në studiot e tyre, se sa të nxisin debate për tu sqaruar popullit se cila do të ishte (ndoshta) zgjedhja më e mirë e tyre për të votuar.
- Bërja e disa programeve të lajmeve dhe të debateve. Të krijohet hapsirë dhe kohë për debatet me mundësi spjegimi e argumentimi të mëtejshme publike për çështjet më komplekse politike, ekonomike, sociale e kombëtare.
- Të ketë ë shumë debat për media në media. Më shumë kritkë të gazetarëve për gazetarët. Është koha e fundit që gazetarët dhe redaktorët të zgjasin mandatin e tyre për kritikën; Të jenë kritik për gazetarët dhe redaktorët.
Edhe njëherë, gazetarë, redaktorë e analistë: Keni menduar nëse ju po vrisni me fjalën tuaj! Keni menduar ndonjë herë nëse keni ndërsyer, ushqyrer e armiqësuar popullin? A e keni analizuar ndonjëherë se nga gazetaria e keqe, që ju po e prodhoni, po e pësojnë edhe qentë e pafatë e endacakë në Kosovë.
/MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”