Albin Kurti, kandidati i VV-së për kryeministër, ka thënë se më 6 tetor do të hapet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.

Ai në një tubim të mbajtur dje në në Kinotekën në ‘Karposh’, përballë ish gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup theksoi se rruga e Maqedonisë së Veriut, sikurse e shteteve të tjera në Ballkan, është ajo e bashkëpunimit, e integrimit dhe respektit të ndërsjelltë dhe jo ajo e përjashtimit dhe mohimit.

“Më 6 tetor Kosova do të hapë një kapitull të ri. Qytetarët atje presin që më në fund shteti të çlirohet nga kapja e tij, një proces që Maqedonia e Veriut tashmë e ka filluar.Prioriteti im kryesor si Kryeministër do të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për prokurori kundër krimit dhe për prokurim të dekrimininalizuar”.

“Investimi në edukim, në prodhim, dhe në rritjen e standardit jetësor në mënyrë që emigrimin jashtë vendit ta zëvendësojmë me punësim brenda vendit, korrupsionin ta zëvendësojmë me drejtësinë, prapambetjen me zhvillim, kushtëzimet me liri, privilegjet e diskriminimet me barazi, feudet politike me republikë demokratike, importin me prodhim, e skamjen me begati”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu:  Eurodeputeti austriak e quan Kosovën shtet të dështuar e mafioz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *