Ndonëse bëhen dy javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, shumica e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë kanë mbetur pa u furnizuar me tekste.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, në ditën e parë të vitit shkollor ishte zotuar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura me shpërndarjen e teksteve mësimore.

Por, disa nga mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave e kanë thënë të kundërtën. Sipas tyre, një pjesë e madhe e teksteve nuk u janë dërguar dhe se procesi mësimor po realizohet me vështirësi.

Dhënia falas e teksteve për nxënësit e klasave 1 deri në të 9 rregullohet me udhëzimin administrativ:

“Pajisja e nxënësve me tekste shkollore, përdorimi dhe ruajtja e tyre”, i nxjerrë në vitin 2016.

Në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët, sipas statistikave të MASHT-it, këtë vit janë 239.937 nxënës.

Mësimdhënësi i shkollës “Zenel Hajdini”, në Prishtinë, Skënder Llalloshi thotë se në klasën e dytë u mungojnë disa tekste. Kjo, sipas tij, po i shkakton problem atij si mësimdhënës, por edhe nxënësve. Për mungesën e librave ka treguar se ka ankesa edhe nga prindërit. Koha.net/MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Kurti pas kritikave të opozitës: Masat të përkohshme, jam në kontakt të përditshëm me BE, opozita t’i votojë marrëveshjet miliona euro që kanë mbetur të bllokuara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *