Është më se e nevojshe nevoja e Vettingut dhe e lustracionit në media shqipe. Është e nevojshme sepse gazetarët nuk janë njerëz pa rol në shoqëri. Përkundrazi, gazetarët kanë rol të madh në politikë, ekonomi, kulturë e edukim.
Për më tepër Vettingun dhe Lustracionin duhet ta kërkojnë edhe vetë gazetarët e ndershëm. Kjo është e dobishme sepse Vettingu do të kërkonte zbardhjen e pasurive të disa gazetarëve që nuk e përligjin atë pasuri me rrogë të ulët mujore.
Gazetari i pasur nuk është gazetar i ndershëm e as objektiv. Ai/Ajo është vetëm një prostitutkë që i bënë qefin atij/asaj që e paguan më shumë.
Pa më thuani si mund të arsyetohen vilat, lukset, makinat e këpucët prej mijërave eurove të një gazetari a të një gazetareje?
Gazetarët e pasur, nuk janë gazetarë të sinqertë, ata janë aktorë të dëmshëm politik dhe rrogëtarë të mirë të pushteteve, hiq tjetër.
Andaj duam Vetting dhe lustracion në median shqipe, gjithsesi duke e filluar nga media publike./MekuliPress/