Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Arba Kokalari zyrtarja e lartë me origjinë shqiptare është zgjedhur Zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian për Partitë Popullore.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ajo e ka bërë të ditur lajmin edhe përmes rrjeteve të saj sociale, ku deklaron se do të jetë një prej raportueve përgjegjëse në krye të udhëheqjes së BE-së për vendin turk, Stambollin.

Me marrjen e këtij posti Kokalari është edhe eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian. Arba Kokalari është pjesë e partisë së Moderuar në Suedi, shtet në të cilin edhe jeton prej kohësh.

Duke qenë se forca politike ku shqiptarja bën pjesë, fitoi 17.6 % të votave bëri të mundur që katër eurodeputetë përfshirë dhe Kokalarin të shkonin në Parlamentin Europian.

Arba Kokalari, 32-vjeç, është e para shqiptare e cila u bë eurodeputete në Parlamentin Europian. Kokalari është shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm. Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.

Lexo po ashtu:  Kurti: Po bëhemi gati për ta paditur Serbinë për gjenocid

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *