Qesja e fundit” është nisma më e re e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që u prezantua sot në auditoret e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Nisma që do të konsultohet gjerësisht në një komunikim të gjerë me të rinj, akademikë, shoqëri civile e grupe interesi, ka synimin e eliminimit tërësor të plastikës një përdorimshe, pranverën e vitit të ardhshëm. ““Ka ardhur koha që si disa vende të tjera që janë më të avancuar në këtë aspekt por si të gjitha vendet që po shkojnë me shpejtësi drejt këtij reduktimi edhe Shqipëria të shënojë në 1 qershor të vitit 2020 vendin e parë europian pa qese plastike.”- deklaroi ministri Klosi

Nga Universiteti i Durrësit, ministri Klosi u ndal tek efektet e përdorimit të plastikës në peisazh dhe shëndetin e qytetarëve. “Është një dëm i jashtëzakonshēm në të dyja komponentët- deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se kjo masë drastike do të jetë e shoqëruar me ashpërsim të ligjit. “Ne kemi zgjedhur turizmin të jetë industria jonë kryesore, ekonomia që prodhon të ardhura për kaq shumë shqiptarë, kemi zgjedhur turizmin që të jetë biznesi i 10-20 viteve të fundit për këtë vend dhe në kuadër të vërejtjes së parë që bëjnë turistët në Shqipëri, pra të qeseve plastike kudo dhe papastërtisë, ne duhet të marrim vendime të forta të cilat i shërbejnë një Shqipërie turistike por edhe një Shqipërie të pastër ambjentalisht.”- tha ministri Klosi

Lexo po ashtu:  Skender Hyseni thotë se Vjosa Osmani po mban qëndrime si të Millosheviqit

Aleatë të kësaj nisme, do të jenë të rinjtë e Auditoreve si fasha e shoqërisë që duhet të jenë të angazhuar dhe janë më të ndërgjegjësuar. Ministri Klosi ftoi qytetarët te refuzojnë që të shërbehen me materiale plastike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *