Pse ne shqiptarët nuk mesohemi nga historia
Mashtrimi turk,por edhe papjekuria shqiptare na ka kushtuar shumë gjatë historisë .Neve gjithemonë na ka munguar qendra e vendosjes kombetare, Na mungon edhe sot.
“Ka popuj në kufinjtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjërësisht, bazuar në fatet, bëmat dhe cilësitë që shfaqin. Tek këto popuj bëjnë pjesë edhe popuj të tillë si shqiptarët”, por vë në dukje nga ana tjetër se Shqipëria, s’ishte prekur thuajse fare nga studiuesit e huaj, nëse e krahason me provincat e tjera të Turqisë europiane dmth. të Ballkanit. (“Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, 27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1).) . Po pse?
A flitej për ne dhe në çfarë raportesh flitej për ne?
“Edhe pse në pakon e Londrës Shqiptarët u përjashtuan nga parimi i të drejtës së autonomisë se ende nuk ishin pranuar si kombi veqantë, meqë Perandoria Osmane ende i trajtonte si millet-osman,..”(Jusuf Buxhovi;Kongresi i Berlinit ,2008)..
Kronisti gjerman Peter Bartler (“ Koelnische Zeitung “,1878) konstaton se ,,Shqiptarët , jo vetëm që nuk u thirrën ne Kongresin e Berlinit , ku vendosej edhe per fatet e tyre , por ata nuk paten as ndonjë mbrojtës te tyre , i cili sadopak do te fliste per ta ,, , që do të thotë se përfaqesuesit e Portës ne Kongresin e Berlinit kishin mandatin që të flisnin për mbrojtjen e vilajeteve shiptare e që hapësira e tyre sa më pak tu jepej te tjerëve , dhe këte e bënin duke e theksuar edhe fjalën Shqipëri si terësi etnike , por assesi që asaj nga aty ti paracaktohej çfardo statusi autonom. (Jusuf Buxhovi). Po vallë pse? pse na ”donte” aq shumë sa që nuk e ”lejonte” shkëputjen nga ne.
Perpjeka e pare shqiptare per te arritur “standartet” e Europes Perendimore i takon vitit 1462. Sipas dokumentit ka qenë ditë e hëne data 8 nëntor e atij viti, kur Pal Engjelli organizoi ne kishën e Trinisëse Shenjtë, ne Mat, një mbledhje ku morën pjesë gjithë prelatet e kishës katolike në Shqipëri. Në atë mbledhje u fol ,ndër tjerash për problemin qe u ngrit, ishte edhe ai i mospagezimit te femijeve per shkak te vdkshmërisë së lartë të foshnjeve. Shumë femijë vdisnin pa u pagezuar. Ndaj u vendos që të perdorej një formulë e ngutshme në gjuhën shqipe, e cila t’ju thuhej fëmijeve në djep, pa patur nevojë qëtë pritej ceremonia e mirefilltë e pagëzimit, me qokat e shumta që e shoqeronin ate. Formula ishte: “Unë te pagëzoj në emër te Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjtë”. Kjo është e famshmja Formula e Pagëzimit që njihet si dokumenti i parë i shkruar ne gjuhën shqipe. Por ajo verteton se populli e fliste gjuhën shqipe, madje fliste vetëm ate. Ndryshe nuk kishte pse tëdilte nevoja për një formulë pagëzimi në shqip.
Eshtë logjike që të ketë pasur edhe tekste të shkruara në shqip para kësaj formule, sepse asgjë nuk lind nga hiçi. (“Kryqtari i Fundit” Virgjil Kule)
Në kohën e Lidhjë së Prizrenit u mbajt dhe Kongresi i Berlinit, por mashtrimet turke ishin shumë ”joshëse” për ne sulltani e emëroi Abedin Pashën (shqiptar ) si Ministër të Punëve të Jashtme. Ai ishte mashtrues dhe ja çka shkruan në letrën e tij:
”Me emër dhe me dëshirë të të madhit zot shpresoj se do ti kryej dhe do ti plotësoj obligimet e mia. Ashtu si vellezërit tanë , edhe unë ia kam venë vetës për detyrë që terë jetën të punoj dhe të perpiqem për të miren dhe fatin e atdheut tonë Shqiperisë . ( Cila ishte Shqipëria e asja kohe? a mendontente në katër vilajetet shqiptare të cilat edhe shut ishin cunguar më herët ?fxh) Ju mund ti merrni me mend ndjenjat e mia të tanishme dhe duhet tu besony atyre , tash ne kete pozitë që jam . Une po uroj që ti degjoni këshillat e mia , sepse ekzistojnë disa , te cilët qeverinë atërore të madhërisë së tij Sulltanit , deshirojnë ta komprometojnë. Ai juve deshiron tju mbrojë .(mashtrim,mashtrim fxh).
Në Berlin ka ditë qëpo kuvendon një Konferencë per te zgjidhur si duhet çështjen greke .
( Pse jo atë shqiptare? fxh)
Në saje të angazhimit të qeverisë sonë , e cila ka marre masa paraprake , jam shumë i bindur se rezultatet e kesaj mbledhjeje nuk do te shkojnë në dëm te Shqiptarëve , sepse synimet e fuqive te mëdha që Shqiperine ta lenë te madhe , ju do ti shfrytezoni .( Pra fuqitë e mëdha e paskan dashur një Shqipëri etnike ,të madhe …por jo turku fxh)…
Deshirë kryesore e Madhërisë së tij , sulltanit , kur me emëroi ministër të Punëve të Jashtme , ishte që të tregonte se zemra e tij e madhe gjithnjë rrah per Shqiperinë dhe se ajo eshte e lidhur ne menyre vitale me interesat e pergjithshme të shtetit . ( Jusug Buxhovi,Kongresi Berlinit 1878 fq.78,79)” E shihni hipokrizinë dhe mashtrimin nga turqit ? Ne nuk kishim se kush të na mbroj.
Të vazhdojmë . “Në Marsin e vitit 1998 tensionet në mes të shqiptarëve dhe Serbëve u rritën shumë deri në nivelin ushtarak) .paraqitja e UÇK-së i tmerroi autoritetet serbe… Masakrat mbi shqiptarët u rritën gjatë gjithë vitit 1998. komuniteti ndërkombëtar u mundua pa sukses të ndërmjetësoj.Më në fund anëtarët e NATO-së të brengosura që autoritetet serbe organizonin apo ishin edhe duke organizuar një spastrim etnik e filluan bombardimin mbi Jugosllavinë Federale (Mars -Qershor 1999) Gjatë gjithë konfliktit liderët turk nuk ndërmorrën asnjë nismë në arenën diplomatike ndërkombëtare.Ata bile gjatë fazës së parë të bombardimeve frenoheshin nga çdo komentim . Pas vendosjës së NATO-s për ndërhyerje ushtarake ,edhe kësaj rradhe liderët politik dhe ata ushtarak Turk e preferonin mos përzierjen. Liderë turq nuk e kundërshtuan intervenimin ( të njejtë si Greqia dhe Rusia ) por e shprehën dëshirën të mbesin anash.(://balkanologie.revues.org/517)
“Ka popuj në kufinjtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjërësisht, bazuar në fatet, bëmat dhe cilësitë që shfaqin.
Tetor 2013, Gjakovë