Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Shkrimtari shqiptaro-finlandez Pajtim Statovci është i nominuar për çmimin e letërsisë më të vlefshme të Shteteve të Bashkuara.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Pajtim Statovci është një nga shkrimtarët më të suksesshëm ndërkombëtarë të Finlandës.

Vepra e Pajtim Statovcit, “Zemra e Tiranës”, është nominuar për një çmim ndërkombëtar të Librit Kombëtar. “National Book Award” është çmimi letrar më prestigjioz në Shtetet e Bashkuara, shkruan albinfo.ch.

Autori me origjinë shqiptare, Pajtim Statovci, kandidon ndër dhjetë shkrimtarët më të mirë për të fituar çmimin prestigjioz amerikan “National Book Award” me librin e tij “Zemra e Tiranës”.

Statovci është një shkrimtar shumë i vlerësuar në Finlandë, i përkthyer në disa gjuhë dhe i nderuar me mjaft çmime.

Vepra e Statovcit konkurron me nëntë kandidatë të tjerë në serinë e letërsisë së përkthimit.

Lexo po ashtu:  Qeveria sllovene deklaron fundin e epidemisë së COVID 19/ Shteti i parë në Europë që shpall fitoren

Libri u botua në finlandisht në vitin 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *