Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Poezi nga Avni Dehari

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

(Bijve të mi, që bumbën jetën në rrethana të errëta:
Arbënori më 2014 dhe Astritit më 2016)

Atdheu dhe alfabeti
Kurorë nderi vunë shkronjën A.
Për hapat drejt agimeve të purpurta,
A-ja brerore edhe në emrat Tuaj!

E rëndë dhembja,
Sa pesha e Alpeve Shqiptare!
Sa dheu i gjakut tonë!

E thellë dhembja,
Sa thellësia e Adriatikut,
e Jonit valëshumë,
E oqeanit të pafund!

E lartë Krenaria
Sa kreshtat e Sharrit,
Sa kupa e qiellit mbi Atdheun tonë!

Krahëhapur krenaria,
Si fushat e gjera,
Si rrafshnaltat e bjeshkëve,
Si shqiponja jonë e shenjtë
Në qiellin e paanë!

Hijerëndë krenaria,
Si pyjet e dendura!
Si Moti i Madh
Në oqeanin e kujtesës sonë!

Det i trazuar pikëllimi
Plot valë ngushëllimi, freskie e krenarie
Cep më cep zemërdhembshurës sonë,
Për Ju,
Që hodhët hapin me shkronjën e parë të ATDHEUT!/MekuliPress/

Lexo po ashtu:  Serwer i reagon kryeministrit Kurti: Nuk është befasi që Vuçiqi refuzoi, sugjeroj të vazhdohet me hartimin e draft-statutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *