Nga Spartak Ngjela

Meta po del më tepër se një orakull për të treguar se ai, jo vetëm i di kur bien tërmetet, por, madje, ai sikur i ka në dorë tërmetet ashtu siç kishte Zeusi rrufetë.

Pas tij, edhe mediat e Saliut u lëshuan në lajme pro tërmeteve, për të trembur shqiptarët. Po pse e kanë këtë lloj qëllimi?

Është psikologjia e keqbërësit të kapur që vuan ardhjen e padisë penale. Ai do shkatërrimin e gjithçkaje. Është në fakt shprehja e famshme e Luigjit të Katërmbëdhjetë: “A pres moi le deluge” – pas meje qameti të bëhet.

Janë në hall, prandaj. Por ja që, orakulli, është një nocion abstrakt dhe që i takon përrallave. Por Meta, siç duket, kërkon t’i thotë Komisionit të Venecias: “Kujdes me mendimin juridik për dekretet e mia, se ua mbyta Venecian!”.

Madje shtypi i Metës dhe Presidenca e tij, duket sikur thonë: “Meta është një Zeus, ruajuni nga rrufetë e tij”. Siç duket, korrupsioni shqiptar po kërkon të bëjë revolucion me anë të pështjellimit tërmetëror në Shqipëri.

Lexo po ashtu:  50 vitet e hip-hopit, një histori e shkurtër

Është për të qeshur, por, këta janë, nuk ke ç’t’iu bësh! Dhe mos harroni se këta kapacitete bosh kanë qeverisur Shqipërinë për 12 vjet.

Tani po duan të mbjellin frikë me tërmetet dhe kuptohet se edhe po i presin me ankth që tërmetet të vijnë radhë, për muaj të tërë.

Duan shkallmimin e Shqipërisë që në Shqipërinë e shkatërruar pastaj, të sjellin destabilizimin shoqëror, të cilin ka dy vjet që po e kërkojnë…

Kanë të drejtë të shpresojnë për të shpëtuar nga ndëshkimi për korrupsion, por kanë gjetur një rrugë magjish dhe shumë të ulët, edhe pse është qesharake.

Po kërkojnë që tragjedinë e tyre individuale, ta kthejnë në një tragjedi kombëtare. Deri tani kërkonin pështjellim shoqëror, kurse tani shpresat i kanë te tërmetet. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *