Njohësit e integrimeve evropiane thonë se kjo është pasojë e mungesës së rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përderisa Zyra e BE-së në Prishtinë përsërit qëndrimin e vazhdueshëm për rend e ligj në Kosovë. 

Përkundër mbështetjes së disa shteteve për liberalizim të vizave për Kosovën, Këshilli i ministrave i BE-së, si organ vendimmarrës, nuk e ka paraparë në agjendë këtë çështje. Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë në një përgjigje për Radio Kosovën nuk përmend kohën se kur mund të ndodhë kjo, por flet për raportin e progresit të këtij viti për Kosovën i cili mbështet Komisionin Evropian për të përmbyllur me urgjencë këtë proces. Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, është me rëndësi që Kosova të vazhdojë të demonstrojë përpjekje të vazhdueshme për rend dhe ligj, migrim dhe siguri, në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv para vendimit përfundimtar (për liberalizim të vizave) të vendeve anëtare të BE-së.

Por, sipas njohësve të integrimit evropian, problem kryesor në këtë çështje është  ngecja e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit e korrupsionit. Demush Shasha, nga instituti ”EPIK”, i tha Radio Kosovës se skepticizmi vije kryekëput mbi mungesën e rezultateve të Kosovës në luftë kundër korrupsionit si një nga rekomandimet kyçe të KE sa i përket liberalizimit të vizave:

Lexo po ashtu:  Në Filipine zbulohet homo luzonensis, specie e panjohur hominini

“Prandaj, arsyeja kryesore për hezitimin e disa vendeve anëtare për të liberalizuar vizat me Kosovën ka të bëjë ekskluzivisht me mungesën e rezultateve në luftë kundër korrupsionit, ku tri viti nga maji i vitit 2016, kur i është kërkuar Kosovës rezultat në këtë fushë, sot nuk kemi as edhe një rast të vetëm të korrupsionit të nivelit të lartë të përfunduar me sukses në gjykatë”, tha ai.

Në këtë kuadër Shasha thotë se çështja e liberalizimit të vizave me Kosovën është bllokuar në tërësi brenda institucioneve të BE-së dhe nuk shohim asnjë sinjal që çështja e liberalizimit të vizave do të lëvizë brenda vitit 2019. 

“Deri në fund të këtij viti të gjitha takimet e Këshillit të Ministrave të BE-së në të gjitha konfiguracionet e tij janë publike, dihet kur do të mbahen dhe takimi i Këshillit të Ministrave që është përgjegjës për çështjen e liberalizimit të vizave është takimi për drejtësi dhe punë të brendshme. Ky këshill në këtë përbërje do të takohet edhe dy herë deri në fund të vitit, në fillim të tetorit dhe në javën e parë të dhjetorit dhe në asnjë nga agjendat e këtyre takimeve Kosova nuk figuron aty”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Bizneset e Blerim Devollit prijnë në kriminalitetin ekonomik që po e shkatërron ekonominë e Kosovës

Ndryshe Kosova në korrik të vitit 2018 mori rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe aktualisht ka mbetur çështje e ngrirë, sidomos, kjo po shihet edhe në fushatën parazgjedhore, ku kandidatët për deputetë e kryeministër nuk e përmendin çështjen e liberalizimit të vizave. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *