Tërmeti më i rëndë në Shqipëri (i matur) ka qenë në vitin 1851 me epiqendër në Vlorë – bregdet. Arkitekti i njohur Artan Shkreli shënon në një postim se ai goditi më 12 tetor, rreth orës 7 të mëngjesit, me një magnitudë prej 6.6 shkallës Richter dhe intensitet të tmerrshëm prej 11 të Merkalit (ku maksimumi është 12). “Qyteti mesjetar u rrafshua thuajse krejtësisht, duke mos lënë gjurmë të tij, me përjashtim të xhamisë së fortë Muradie. Kështjella, e dëmtuar më parë me mina nga venedikasit, por kryesisht “torrazzo” e lartë e saj u shembën keq.

Qindra të vdekur, u pasuan nga një braktisje masive e qytetarëve të vjetër. Numri i viktimave do kishte qenë katastrofik nëse nuk do kish pasur lëkundje të forta disa orë përpara, që në 2 të mëngjesit, gjë që kish detyruar njerëzit ta kalonin natën jashtë”, shkruan Artan Shkreli. Sipas tij, u bënë dëme të jashtëzakonshme edhe në Berat, i cili humbi thuajse të gjithë strukturat me kulla guri që trashëgonte nga mesjeta, por rezistuan strukturat e lehta të stilit osman.

Lexo po ashtu:  Sulmi ndaj ekspertit amerikan që paralajmëroi për koronavirusin, ç’ndodh në Shtëpinë e Bardhë. Reagimi ‘befasues’ i Trump

Ky tërmet, që u lajmërua edhe nga mediat europiane, u ndje fort në Greqinë Veriore dhe Italinë e Jugut. Gravura këtu, ksilografi e ngjyrosur me dorë, është botuar menjëherë pas ngjarjes në gazetën gjermane “Illustrierte Zeitung” – ndërsa origjinali, pjesë e një koleksion privat, sot ruhet në Pragë. /MekuliPress /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *