Prindër, ju që dërgoni fëmijët në çerdhe, kujdes kur largoheni, mos ikni fshehurazi fëmijës. Kjo mënyrë të vepruari është është shumë traumatike për fëmijën, pasi brënda këtij veprimi është braktisja dhe gënjeshtra. Nëna i thotë fëmijës se do të shkojnë në kopësht sëbashku dhe sa arrijnë aty, nëna zhduket papritur dhe fëmija mbetet vetëm në krahët e një gruaje të panjohur në një mjedis të panjohur.

Fëmija në moment pushtohet nga dyshimi, frika, trishtimi dhe inati. Gjëja e parë që mendon fëmija, është që nëna nuk e do më dhe do të shpëtojë nga fëmija. Veprimi i duhur është, që nëna me qetësi, duhet të largohet duke e përshëndetur fëmijën dhe të mos influencohet nga sjellja e saj apo e tij, pra të qarat e fëmijës. Kur nëna ikën e sigurt dhe e qetë duke e përshëndetur fëmijën, kjo sjellje e nënës është sjellje siguruese për fëmijën, natyrisht jo në çast, por i lë të kuptojë që nëna e beson personin që e ka marrë në krahë. I tregon se në vëndin që e ka sjellë dhe do të kalojë disa orë të ditës, ështëi i sigurt dhe nuk ka përse të trembet. Nëna apo babai duhet të kenë kujdes që të shkojnë ta marrë fëmijën në orën që i kanë premtuar fëmijës.

Lexo po ashtu:  Formula për një marrëdhënie të përjetshme, sipas Elena Ferrantes!


E qara e fëmijës ka disa arsye. Një shkak i të qarit mund të jetë se nuk do të rrijë vetëm pa nënën dhe kur qan e di që nëna vjen dhe rri me të. Një shkak tjetër, mund të jetë kur e qara është kthyer në sjellje, fëmija i arrin gjërat pasi qan fort. Dhe një shkak i tretë, e qara është forma më e mirë për të demostruar vuajtjen e vet dhe nuk është e dëmshme siç e mendoni. Më mirë ta tregojë vuajtjen dhe edukatorja pranë fëmijës ta ngushëllojë duke i dhënë të drejtë që është i/e mërzitur. Dhe do të ishte shumë mirë ti thoshte, se nuk ka trimëri më të madhe se të përballosh ndarjen nga mami kur vjen në kopsht. Qëndrimi i edukatores në këto raste është shumë i rëndësishëm, ajo ose e qetëson fëmijën dhe i shton besimin te nëna ose e trëmb dhe e nënshtron fëmijën. Lira Gjika. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Duajini prindërit edhe nëse ata mund të duken qesharakë dhe të çuditshëm, duajini ata edhe nëse bëjnë gabime, duajini ata edhe nëse janë të vjetër. Duaje babain tënd, Duaje nënën tënde...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *