Komiteti i Ligjeve në Parlamentin Europian ka refuzuar sot kandaditurat për komisioner të Komisionit Europian të propozuar nga Rumania dhe Hungaria, respektivisht Rovana Plumb dhe László Trócsányi që do të duhet të drejtonin komisionet për Transportet dhe Zgjerimin. 

Arsye për këtë refuzim ka qenë konflikti i mundshëm i interesit dhe mospërputhjet në deklarimin e pasurisë. Kandidatura rumune u refuzua me 10 vota kundër, gjashtë vota pro dhe dy abstenime sepse sipas shtypit rumun mospërputhja në deklarimet e saj shkonte në 1 milionë euro. Për kandidatin hungarez, Trócsányi, PE ka patur pretendime për rolin e tij si ish-ministër Drejtësie në Hungari ku mendohet se ka ndikur që sundimi I iigjit të dobësohet dhe që e ka futur Hungarinë në kurs përplasjeje me BE-në.

Tashmë Rumanisë dhe Hungarisë do t’u duhet të propozojnë emra të rinj.

Lexo po ashtu:  Lexoje, është për ty! Horoskopi për nesër, 28 dhjetor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *