Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar tre adrimet e reja.

Ai ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se  Vesel Bojku, Enver Gruda dhe Hysni Terziu iu bashkuar Vetëvendosjes.

Postimi i plotë:

Vesel Bojku, Enver Gruda dhe Hysni Terziu iu bashkuan VETËVENDOSJE!-s. Vesel Bojku nga Dardana është veprimtar i çështjes kombëtare që nuk është ndalur së punuari për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe aspiratën e tyre për bashkim. Enver Gruda nga Skënderaj si ish pjesëtar i UÇK-së, ka përfunduar Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës dhe magjistraturën në Zagreb për shpeztari.

Ai ka përvojë në drejtimin dhe menaxhimin e fermave të zogjve dhe është themelues i ndërmarrjes NSh “Gruda” që merret me produkte dhe shërbime në fushën e agrobiznesit. Kurse Hysni Terziu nga Fushë-Kosova bartë titullin Doktor Shkence për ekonomi dhe është anëtarë i Këshillit Drejtues të Universitetin Publik “Ushkin Hoti” në Prizren ku edhe ligjëron pas një përvoje të gjatë pune në Kolegje dhe Universitete Private. Guximi dhe ndershmëria e provuar, prodhimi dhe dija për ekonominë na drejtojnë nga një e ardhme më prosperuese për të gjithë.

Lexo po ashtu:  Ahmeti kërkon sqarim për vendimin e qeverisë për reciprocitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *