Një video prekëse e cila tregon momentin kur Morris Sana, 87 vjeç dhe Simon Mairowitz, 85 vjeç, u takuan në Tel Aviv, Izrael, pas dekadash duke besuar për njërin tjetrin se u vranë në kampet e përqendrimit
Ata u ribashkuan të enjten e kaluar pasi të afërmit e tyre kuptuan se miqtë e fëmijërisë ishin akoma gjallë pasi i gjetën në Facebook.
Kushërirët po qanin dhe thanë se ishin të lumtur ta shihnin njëri-tjetrin 75 vjet më vonë, por ishte vetëm Morris që njohu në fillim anëtarin e tij të vjetër të familjes.
Morris, i cili jeton në Izrael dhe Simon nga Britania e Madhe, u ndanë pasi shpëtuan nga Rumania në vitet 1940 me familjet e tyre kur qeveria u rrëzua dhe vendi u detyrua të bëhej aleat me Gjermaninë naziste.
Morris dhe Simon janë dy nga mijëra të cilët nuk e kishin idenë se çfarë u ndodhi të dashurve në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!