Profesor Hysamedin Feraj, më 6 Tetor, i futet garës për deputet në kuvendin e Republikës së Kosovës. Ai ka qenë mentor i Liburnit gjatë studimeve master në Tiranë. Përmes Liburnit është krijuar ura e komunikimit. Kemi organizuar me dhjetëra aktivitete në Shkup e në Tiranë. Për profilin e tij akademik, flasin punimet, librat dhe ligjëratat e tij. Ne të gjithë përreth tij, e kemi njohur sa herë për moralin e tij deontologjik Kantian dhe këtë e ka dëshmuar me dhjetra herë.
Nuk më kujtohet, të paktën njëherë, të na ketë refuzuar. Mjaftonte t’i telefonosh.
Është shembulli pedagogjik i përgjegjësisë ndaj publikut dhe individit. Model që duhet ndjekur çdo njeri dhe çdo akademik. Normalisht që brenda listës së LVV-së ka edhe individ të tjerë mjaft të vyeshëm, por ama profesori është morali korrektues, vetëdija dhe shpirti i kësaj lëvizje. Vendi i tij është në akademi por si duket për ndryshime rrënjësore në shoqëri, kur përfshihet edhe akademia, përfshirja dhe pjesëmarrja aktive në politikë, është dëshmia e moralit më i lartë.
Kam besimin që në çdo proces të mundshëm entropizimi politik ai do të jetë aty për ta thënë të vërtetën dhe të shfaq vullnetin e çeliktë për ballafaqim. E mbi të gjitha, ai është gardiani i mbrojtjes së teorisë nga vulgarizimet ideologjike. Ai, brenda listës, mbart numrin #45 dhe uroj që të zgjidhet deputet në kuvendin e Kosovës.
Suksese profesor!

Lexo po ashtu:  Zgjedhjet - A e keni ndarë mendjen?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *